Hapen themelet për ndërtimin e kopshtit në Kodër Kamëz

Hapen themelet për ndërtimin e kopshtit në Kodër Kamëz

Krahas shkollës së re në Kodër Kamëz, Bashkia e Tiranës ka hapur këto ditë themelet për ndërtimin e Kopështit  nr. 58 , një kërkesë kjo e vazhdueshme e komunitetit të kësaj zone.

Objekti i ri është planifikuar të jetë me dy kate, ndërkohë që  aktualisht po kryhen punime ndërtimi dhe në vijim punimet elektrike, punime hidraulike, sistemi i ngrohjes dhe sistemim i jashtëm i sheshit.

Me vëmendjen e shtuar të Bashkia Tiranë, banorët e Institutit Bujqësor dhe Kodër Kamëz, përfituan nga Projekti i Rehabilitimit të Lumit të Tiranës, përfituan objektin shtesë me 17 klasa mësimore në Shkollën Isa Boletini, me terrene sportive e sistem ngrohje si shkollat më model në kryeqytet.

Në këto katër vite, Bashkia e Tiranës i ka kushtuar vëmendje të veçantë edhe përmirësimit të infrastrukturës për institucionet e edukimit, duke filluar nga çerdhet, kopshtet dhe shkollat. Falë projektit “Adopto një çerdhe” apo “Adopto një kopsht”, janë rikonstruktuar pothuajse të gjitha objektet ekzistuese ndërkohë që janë ndërtuar edhe një numër I konsiderueshëm çerdhesh dhe kopshtesh jo vetëm brenda vijës së verdhë, por edhe jashtë saj.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhensilan: 29/03/2020 23:22

    Asnje i moshuar nuk duhet te dal jashte territoreve te shtepise sepse mund te perbeje rrezik te madh jo vetem per to por per te gjithe familjaret ! Ju lutem qendroni te gjithe ne SHTEPI per te miren tone dhe per te miren e te gjitheve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël