Banorët e Laprakës, Doganës dhe Kodër-Kamzës në Njësinë 11 mund të aplikojnë për karta identiteti dhe pasaporta në zyra më të mira, pa radhë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda dhe Drejtori Ekzekutiv i ALEAT, Jean Alain Jouan, inspektuan mjediset e zyrave të reja në Rr. “Gjergj Legisi” në Laprakë, të cilat i shërbejnë rreth 65 mijë banorëve, ndërsa vlerësuan faktin se të gjithë qytetarët e Tiranës, në të gjitha njësitë, kanë mundësi që në pak minuta të aplikojnë për të marrë mjetet e reja të identifikimit.
“Hapja e zyrave të reja të Aleat-it është një superlajm për Laprakën dhe për gjithë Njësinë 11. Ftesa ime për banorët është mos prisni verën, se në verë do vijnë edhe emigrantët për të ndërruar pasaportat dhe kartat e tyre, shfrytëzoni këtë kohë fantastike, në zyra me ajër të kondicionuar dhe me të gjitha kushtet. Me 2-3 minuta pritje dhe 2-3 minuta punë heq një nga sikletet që njeriu ka për të bërë një herë në 10 vjet, rinovimin e pasaportës dhe të kartës”, tha Veliaj.
Ai i ftoi të gjithë banorët e kësaj njësie që të mos e neglizhojnë, por të përfitojnë nga mundësia që iu ofrohet për të aplikuar dhe marrë mjetin e tyre të identifikimit, në mënyrë që të aksesojnë të gjitha shërbimet që iu ofrohen nga institucionet shtetërore. “Dua t’i ftoj të gjithë banorët e Laprakës, të Treshit, të gjithë Njësisë 11, që ta shfrytëzojnë këtë moment sa nuk është fluks i madh. Besoj me këto ritme do të kemi përfunduar gjithë misionin tonë për Tiranën. Kemi hapur zyra në çdo cep, kjo është zyra jonë e fundit, që të lehtësojë marrjen e kartës dhe besoj se edhe qytetet e tjera do të duhet ta ndjekin këtë shembull”, shtoi Veliaj.
Siç njofton zyrta e shtypit të Bashkisë, kryebashkiaku theksoi se paralelisht Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me qeverinë, po punon edhe për pajisjen e të gjithë studentëve që studiojnë në kryeqytet me kartën e studentit, në mënyrë që edhe ata për të përfitojnë nga lehtësirat që ajo siguron.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.5%
-
Jo
47.1%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5732
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestimi i Veliajt, Blendi Klosi: Presim gjykimin dhe më pas do të vendoset për zgjedhje në Tiranë
19 Shkurt, 09:31
-
Hetimi për Veliajn/ E ëma e Ajola Xoxës dhe biznesmeni Gentian Sula paraqiten në SPAK! Sokol Kryeziu shkon të hënën
19 Shkurt, 09:28
-
Veliaj ndan fotot nga rindërtimi i shkollës ‘Edith Durham’: Më burgosën pa gjyq, dosja u bë enkas për të më mbajtur larg punëve të qytetit
18 Shkurt, 20:16
-
Arrestimi i Erion Veliajt/ Demalia për Report Tv: Pse SPAK ka lënë në sirtar 21 janarin e Gërdecin, janë vrarë njerëz! Berisha kërkon ta shkrijë që të shpëtojë familjen
18 Shkurt, 19:32
-
"87 herë sinjali në Kavajë!" Veliaj nga burgu: Prokurori dyfytyrësh, më kapi me shtëpi në dorë nga qelizat e telefonit tim, isha në zonë për fushatën e PS!
18 Shkurt, 14:28
-
Rama: E vetmja garanci e SPAK jam unë e PS, SHBA u tërhoq! Bufi i kënetës thotë do e shkrijë, Noc Rrokun! Arrestimi i Erion Veliajt ishte i panevojshëm
18 Shkurt, 08:35
-
Arrestimi i Veliajt/ Muça: Rama po kërkon standarde! Pse heshtin institucionet e drejtësisë kur Berisha thotë do shkrij SPAK?
17 Shkurt, 22:35
-
Kreshnik Spahiu në Report Tv: Mendoj që Metës dhe Veliajt mund t’iu hiqet arresti si një praktikë në Gjykatën e Lartë
17 Shkurt, 21:37
-
Ylli Pata: Përrallat dhe realiteti elektoral i efektit të SPAK
17 Shkurt, 20:35
-
Misteri dhe dosja për Erion Veliajn: A e ka vërtetuar SPAK që tenderat dhe lejet e ndërtimit janë dhënë nga kryetari i Bashkisë në shkelje të ligjit? Rasti i çuditshëm i Elman Abules
17 Shkurt, 19:23
-
Arrestimi i Veliajt/ Beqiri: Kallëzuesi anonim është Sali Berisha, u ndihmua nga Këlliçi! Ols Dado fanatik i ish-kryeministrit
17 Shkurt, 17:49
-
Zbardhen të tjera argumente të mbrojtjes së Veliajt për Apelin: SPAK regjistroi procedimin jashtë afatit, iu deshën 7 muaj pas kallëzimit anonim! Vila në Qerret nuk është e tij, s’ka prova
17 Shkurt, 16:36