Tirana në Bienalen e Venecias, Veliaj: Prezantojmë një pjesëz të historisë tonë

Një pjesë e mjedisit urban të Tiranës do të shkojë në Bienalen e Venecias. Në edicionin e 16-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias 2018, Shqipëria do të përfaqësohet me projektin “Hapësira zero”, i cili ka zgjedhur portat e vjetra të marra nga banesa në Tiranë, si element për të shpjeguar Tiranën ku bashkëjetojnë e vjetra dhe modernia.

I pranishëm në prezantimin e këtij projekti që mbështetet nga Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës, kryebashkiaku Veliaj vlerësoi idetë e prezantuara dhe pritshmëritë e larta për pavionin shqiptar. Ai u shpreh i entuziazmuar për përfaqësimin e vendit tonë në Bienalen e Venecias, si një mundësi për të prezantuar një pjesëz të Shqipërisë në botë.

Me çelësin e dyerve do të takohemi në Venecia. Është një fabul fantastike. Historia jonë duhet treguar. Jemi të lumtur që do shkojmë ta tregojmë historinë tonë falë këtij grupi historik dhe që jam i sigurt do na bëjnë shumë krenar.

Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës

Veliaj shtoi se Tirana është një nga qytetet më me jetë, i mbushur me plot sfida dhe ku ia vlen që të jetosh.

Në punën time qëllon që takoj shpesh shumë kryetarë bashkie të qyteteve më të zhvilluara, të cilët kanë infrastrukturën, pra tramin, metrotë, ndërtesat luksoze, rrugët me infrastrukturë shumë moderne, por s’kanë njerëz, s’kanë jetë. Nëse do të kisha një zgjedhje midis kësaj Tirane me shumë sfida në infrastrukturë dhe një qyteti me infrastrukturë perfekte, por pa jetë, ku çdo gjë mbyllet në orën 5, do të zgjidhja Tiranën. Kam përshtypjen që për të gjithë ne që kemi zgjedhur Tiranën si vendin ku jetojmë, kemi familjet tona, kjo vepër është konfirmimi i kësaj zgjedhje që kemi bërë. Kemi zgjedhur të jetojmë me shumë sfida në infrastrukturë, por me jetë kudo.

 Kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro nënvizoi se projekti që do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë bienale jo vetëm sjell një ide, por mbi të gjitha qytetari.

Erioni e ndërton dhe e zhvillon bashkë me ekipin e tij në Bashki dhe Ministria e Kulturës ka marrë përsipër përgjegjësinë ta transformojë në një projekt, që përmes arkitekturës ta përcjellë artistikisht në një publik ndërkombëtar, me një kalendar shumë të ngjeshur 6-mujor, duke synuar që të shkojmë jo vetëm në Venecia, por përtej Venecias, përtej Italisë, të bëjmë një ekspozitë shëtitëse. “Kati zero”, që ne në shqip i themi kati përdhes, atje ku ndodh gjithçka, ku është Tirana jonë me zhurmë, me ndryshim, pa zhurmë, me imazhe, me zërin e njerëzve që çdo ditë të jetojnë, çdo ditë të gëlojnë nëpër rrugët e Tiranës dhe të gjithë bashkë duam ta çojmë si një pasaportë në këtë ekspozitë botërore të arkitekturës.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro


/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë