Hapet Bunk’arti për turistët vendas 
e të huaj, Veliaj: Atraksion turistik

Hapet Bunk’arti për turistët vendas <br />e të huaj, Veliaj: Atraksion turistik
Hapet sezoni i ri i Bunk’artit për të gjithë turistët që dëshirojnë ta vizitojnë. Dhjetra operator turistik nga Shqipëria kanë vizituar këtë atraksion turistik, për të parë nga afër mundësinë që ofron për turizmin e brendshëm por edhe për të huajt.

Pjesë e këtij takimi ka qenë Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, të cilët kanë vizituar Bunkartin.

veliaj
veliaj
bunk art

Bunkarti është marrë ne qëra nga Qendra Ura, e cila është ideatorja e projektit dhe ka realizuar ekspoziten video-muzeale në nëntor-dhjetor 2014.

Carlo Bollino është kurator i Bunk'artit, i cili në këtë sezon të ri vjen me më shumë ambiente dhe tematika të reja për publikun.

Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se hapja e Bunkartit është jehona më e madhe që mund të ketë marrë Shqipëria.

veliaj
veliaj
bunk art
(Kryebashkiaku Veliaj gjate vizites ne Bunk"Art. Fotot Antonio Çakshiri)  Foto të tjera..

 “Bunk’Art-i është një mikro-kozmos i asaj që ndodhi gjatë luftës së ftohtë në Shqipëri. Më vjen mirë që ky atraksion turistik, i cili besoj se duhet vizituar dhe duhet promovuar pa asnjë kompleks, është një aset shumë i rëndësishëm për turizmin në Tiranë, e sidomos për Bashkinë e Tiranës, që gjithashtu gjeneron të ardhura nga vaktet që konsumohen nga taksa e hotelit që paguhet nga çdo turist i huaj që vjen në Tiranë”, tha Veliaj.

Ai shtoi se Tirana duhet t’i kushtojë vëmendje atyre potencialeve që ka për të thithur turistët dhe nuk duhet të konkurrojë me vendet fqinje me gjëra që nuk i ka apo nuk i ofron dot. 

“Duke krijuar këto pole, duke ringjallur dhe rikthyer jetën dhe turizmin te Kalaja e Tiranës, te Pazari i Ri, te Bunk’Art, te Shpella e Pëllumbasit, te Kulla e Sahatit, Galeria e Arteve, në kujtesën time Tirana nuk ka pasur kurrë një paketë me kaq shumë stacione turistike, njëri më i ndryshëm dhe më tërheqës se tjetri”, u shpreh Veliaj.

Ai theksoi se Bashkia e Tiranës është e vendosur që të bëjë maksimumin që të gjithë turistët vendas dhe të huaj ta konsiderojnë Tiranën jo thjesht si pikë tranziti në turet turistike, por në një vend ku mund të kalohet më shumë kohë për të eksploruar vlerat historike, kulturore dhe natyrore të saj.

Ai ka folur për një sërë projektesh të afërta të Bashkisë së Tiranës që do t’i ofrojnë turistëve më shumë vende për t’u vizituar.

Do flasim edhe me Ministrinë e Mbrojtjes për pjesën e muzeut të armëve, për të cilin mund të gjendet një mënyrë se si të deklasifikohet hyrja aty, të kthehet në një territor vetëm për turistët, pa prekur pjesët sensitive për çështje të ushtrisë. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe me Ministrinë e Kulturës, për pjesën e aksesueshme të Kinostudios, arkivat dhe disa kapanone të tjera që janë realisht interesante”, tha Veliaj.

Veliaj

Kryebashkiaku shtoi se pjesë e projekteve të Bashkisë së Tiranës është edhe hapja për vizitorët edhe e vilës së ish diktatorit, Enver Hoxha.

“Për sa i përket vilës së ish dikatorit në Bllok duam që të hapet pjesa e jashtme, që ta kemi të aksesuar gjatë gjithë verës. Këtë verë do të bëjmë një kalendar aktivitetesh me Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë e Tiranës për t'u siguruar që gjithë ai territor të ketë jetë”, shtoi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka dhënë një lajm të mirë për banorët e Tiranës, i cili ka të bëjë me hapjen e tre pjesëve të Unazës së Vogël.

Nesër do ta hapim Unazën e Vogël, tre segmentet ku kanë përfunduar”, tha Veliaj, ndërsa foli edhe për një sërë nismash të tjera infrastrukturore që natyrisht do t’i vijnë në ndihmë lëvizshmërisë dhe zhvillimit të turizmit, siç është edhe krijimi përgjatë Unazës së Vogël i stacioneve në shërbim të autobusëve me turistë.

Veliaj bëri të ditur se në funksion të bërjes së qytetit atraktiv për turistët ka nisur edhe projekti i rikthimit të fasadave.

Nga Zogu i Zi deri në mesin e Rrugës së Durrësit ka përfunduar rifreskimi i fasadave. Po i bëjmë me një bojë më cilësore që të durojnë më gjatë. Do të vazhdojmë shpejt me pallatet “Agimi” dhe “Shallvaret” dhe pasi të kemi rifreskuar brenda kësaj vere të gjitha fasadat ekzistuese, po përgatisim një konkurs ku artistët shqiptarë mund të propozojnë ndërhyrje me fasadat për të shtuar gamën duke qenë se fasadat janë bërë tashmë një brend i Tiranës”, tha Veliaj.

Nga ana e saj, ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi tha se Bunkarti është mundësia më e mirë për të patur turistë në Shqipëri gjatë gjithë vitit.

Pak ditë më parë në Bunkart ishin edhe 50 opertorë turistik Italian, të cilët janë mahnitur nga bunker ii cili u inagurua në 1978 nga Enver Hoxha. Bunkarti është një pallat me 5 kate, me 106 dhoma dhe një sallë Kuvendi, tashmë e shëndërruar në qendër historiko-kulturore.

Duke filluar nga ky muaj Bunakrti është hapur në formë të përhershme, duke u kthyer në një pikë turistike unikale  në rajon, për të treguar jetën e shqiptarëve gjatë 45 viteve të komunizimit.

veliaj
bunk art
veliaj
 Foto të tjera..

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja