Hapet dhe bëhet i kalueshëm shtegu i Jul Çezarit, rikthehen vlerat historike 2 mijë vjeçare të Palasës

Hapet dhe bëhet i kalueshëm shtegu i Jul Çezarit, rikthehen vlerat historike 2 mijë vjeçare të Palasës

Ministri Klosi, kryebashkiaku Leli, vullnetarë e alpinistë të apasionuar pas natyrës

“..inter Ceraunorum saxa et alia loca pericolosa … locum, qui appellabatur  Palaeste” - Julius Caesar, 48 a.c.

“…midis shkëmbinjve Akrokeraunë dhe vendeve të rrezikshme…në vendin që quhet Paleste” - Julius Caesar, 48 a.c

Në ditën Ndërkombëtare të Ecjes në Natyrë, u inaugurua me mbështetjen e kompanisë Green Coast, shtegu “Në Gjurmët e Çezarit”. Ky shteg, i cili fillon në shëtitoren Green Coast Resort, lidh Parkun Kombëtar të Llogarasë dhe Monumentin e Natyrës, Deltën e Përroit të Palasës. Historia dëshmon që, Jul Çezari, perandori i njohur romak, me zbarkimin e tij dhe të 7 legjioneve në bregdetin e Palestes antike (Palasë Sot) dhe me përshkimin e këtij shtegu, pati avantazhin e kapjes në befasi të kundërshtarit të tij, Pompeut, dhe marrjes nën kontroll të disa qendrave të rëndësishme të bregdetit, si  Oriku (Orikumi) dhe Apollonia. Itinerari i ndjekur nga Çezari përshkruhet në disa burime antike, si: “Commentari De bello civili” e Çezarit, “Bella civilia” e Apianit dhe “Pharsalia” e Lukanit, dhe ka qenë objekt studimi nga arkeologë të ndryshëm. Ky itinerar lidhet jo vetëm me ngjarjet e luftës civile, por dhe me rrënojat dhe fortifikimet e ndryshme ushtarake që hasen përgjatë rrugës, të cilat të çojnë deri tek ngjarjet e Luftës së Parë Botërore. Kjo dëshmohet nga fragmentet e ndryshme të kalldrëmeve që ruhen ende përgjatë rrugës, madje në disa raste vërehen edhe punime apo sheshime të terrenit shkëmbor për të krijuar trase rruge.

Në ceremoninë e inagurimit, e cila u zhvillua  pranë shëtitores së Green Coast Resort ku fillon ky shteg historik , ishin të pranishëm Z. Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit, Z. Flamur Mamaj, Prefekt i Qarkut Vlorë, Z. Dritan Leli, Kryetar i Bashkisë Vlorë, Z. Jorgo Goro, Kryetar i Bashkisë Himarë, Znj. Jonida Buda, Manaxhere Projekti Green Coast, Z. Zamir Dedej, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe shumë të rinj vullnetarë e alpinistë të apasionuar pas natyrës. 

Green Coast Resort u cilësua nga Ministri si një investim supermodern i standardeve europiane, në Palasë, që bashkon natyrën dhe investimin, duke ruajtur një raport të drejtë mes zhvillimit të turizmit, ruajtjes dhe promovimit të zonës së mbrotjur të Llogarasë dhe Gadishullit të Karaburunit. “Siç shohim edhe sot jemi ne mes të Tetorit dhe këtu ka një bukuri të madhe, ka një ngrohtësi të konsiderueshme dhe pse jo, ky të ishte një vend edhe sot i mbushur me turistë të cilët e adhurojnë natyrën, bukurinë por edhe komoditetin. Prandaj kombinimi që na vjen nga kompania Green Coast, të cilën do të doja shumë ta përshëndesja për investimin që po bën për shtegun e Çezarit, është ajo çfarë ne do të kërkojmë në të gjithë zonën bregdetare” – u shpreh ministri Klosi.

Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës informuese për vlerat e Monumentit të Natyrës Delta e Përroit të Palasës dhe shtegut “Në Gjurmët e Çezarit”, si dhe promovimit të këtyre vlerave, kompania Green Coast  dha kontributin e saj duke mundësuar hapjen dhe bërjen e këtij shtegu të aksesueshëm, shënjimin dhe markimin me sinjalistikën përkatëse informuese turistike, prodhimin e materialeve promovuese, etj.

Green Coast Resort po sjell një standard të lartë në strukturat akomoduese në turizmin bregdetar në Shqipëri dhe do të ndikojë në shndërrimin e zonës së Palasës dhe jo vetëm, nga një destinacion turistik veror në një destinacion të frekuentuar gjatë gjithë vitit.

Mbështetja e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të zonës dhe ngritja e platformës së turizmit të qëndrueshëm është një nga përgjegjësitë kryesore të projektit Green Coast, duke synuar përmirësimin në mënyrë të ndjeshme të aspektit turistik të zonës përreth tij. Hapja e shtegut “Në Gjurmët e Çezarit” është një ndër projektet e para dhe më të rëndësishme të Green Coast, e cila pason mbështetjen e dhënë këtë vit për fushatën Smile Albania për promovimin e turizmit shqiptar me materiale informuese dhe promovuese. Smile Albania është një projekt i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit me fokus promovimin e bukurive natyrore shqiptare dhe të mikpritjes së turistëve, i cili shoqëroi të gjithë sezonin turistik 2018.  

Shtegu i Çezarit do të kthehet shumë shpejt në një atraksion turistik për alpinistët dhe të apasionuarit pas natyrës, shqiptarë apo edhe të huaj. Përmirësimi i infrastrukturës, shërbimi cilësor nëpërmjet njësive të biznesit dhe hotelit kombinuar me guida turistike, praktikimin e sporteve ujore e dimërore dhe ndërtimin e ambienteve të dedikuara sportive/rekreative, do të sjellin në  këtë zonë dhe në Shqipëri në përgjithësi standardin e munguar në turizëm dhe rritjen e numrit të turistëve, si shqiptarë ashtu edhe të huaj.

Projekti Green Coast do të japë gjithashtu një kontribut shumë të madh në rritjen e punësimit, zhvillimin e kapaciteteve të zonës dhe standardit të profesionalizimit. Kombinimi i standardeve ndërkombëtare të investimit me traditat lokale, prodhimet natyrale dhe mjedisin rrethues të zonës, do të sjellin një eksperiencë unike për të gjithë ata që do të vizitojnë zonën e Palasës.

******

Green Coast Resort, i cili gëzon statusin "Investitor Strategjik me procedurë të veçantë", është projekti më i rëndësishëm i Grupit Balfin në fushën e turizmit, me një vlerë investimi rreth 100.000.000 Euro i përbërë nga tre seksione: Hotel me 5 yje, i cili do të jetë një nga markat më të njohura botërore, rezidenca banimi (me vila dhe apartamente në shitje) dhe shëtitorja buzë detit e cila do funksionojë si qendër argëtimi e biznesi.

Grupi Balfin është grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare QTU, TEG dhe SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e modës dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetet e dyqaneve Neptun, Jumbo, etj.

Për më shumë informacion mbi projektin Green Coast, vizitoni faqen www.greencoast.al ose kontaktoni në [email protected]/ ose në numrat: +355 694002001/0692020073.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin