Dosjet e ish-Sigurimit, Rama sulmon PD: Duhet ta kishin ‘kalë beteje’, por bënë rezistencë! Hapet ekspozita 'Sigurimi në fjalët e veta'!

TIRANË- Në Lulishten pas kryeministrisë u çel pasditen e kësaj të hëne ekspozita "Sigurimi në fjalët e veta"...data dhe vendi nuk ishin aspak të rastësishme. 30 gushti është dita ndërkombëtare e të zhdukurve, e ndërsa copëza të historisë të sjella nëpërmjet dokumenteve të shkruar nga vetë 'sigurimsat' erdhën në lulishten Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho, dy gazetarë të pushkatuar nga regjimi i aso kohe, e që sot eshtrat e tyre kërkohen ende nga familjarët.

E sjellë në formën e kubeve, për të ilustruar se një histori mund të ketë disa faqe, janë sjellë për publikun dokumente të prodhuara nga vetë sigurimi nga periudha 1973-1980, ku marrin autorësinë e disa ngjarjeve e duke dhënë këndvështrimin e tyre për mënyrën se si i gjykonin karakteret që sot janë pjesë e historisë! Jo më kot, një faqe e atyre kubeve është lënë bosh, për familjarët e viktimave apo edhe vetë studiuesve për të treguar anën e tyre të ngjarjes, që është krejtësisht e ndryshme nga ato që "Sigurimi ka thënë me fjalët e veta".

Ekspozita 'Sigurimi në fjalët e veta'

Është një version se si Sigurimi e sheh veten dhe çdo emër është një ngjarje teksa kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula veçon disa fraza nga këto dokumente të deklasifikuara në 2019-2021, ku pranohet eliminimi i kundërshtarëve politik dhe etiketimeve të ndryshme që iu "visheshin", për të "justifikuar" eliminimin fizik, por edhe të së vërtetës.  

"Dokumente të prodhuara nga vetë sigurimi nga 1973-1980, këto janë punuar me kujdes dhe redaktuar shkencërish, dokument që ka kaluar në disa duart. U deklasifikuan 2019-2021, sigurimi merr autorësinë e ngjarjes dhe duke dhënë këndvështrimin për mënyrën se si i gjykon karakteret aty. Pranon që ka eliminuar kundërshtarët politik duke i cilësuar, "diversant, kulak, spiun,armik i popullit", dëshmi në vetë të parë të sigurimit, edhe te vendet ekzekutimet, por jo me koordinata të sakta, mënyra si bëheshin rekrutimeve të bashkëpunëtorëve, nëpërmjet arrestimet, presionit për fëmijët. Në vrasje nuk përdoret varrim, por groposje, gropim bashkë me trupat edhe e vërteta", tha Sula.

Fjalimi i kryeministrit Edi Rama përpara familjarëve të të zhdukurve, nisi jo ashtu siç e kishte shkruar në letër. Ylber Merdani, një poet i cili, me anë të librave dokumentoi jetën e vështirë në burgun e SPAÇ, pati një kërkesë, t'i njiheshin vitet e punës së rëndë që ka bërë teksa ishte i burgosur.

"Kam punuar në Spaç, shkoj marrë dokumente fletën e lirimit nga Spaç. Ato të Korçës me thonë jo më sill dokumentet që ke punuar nën tokë, edhe sikur punëtor i thjeshtë të kishe qenë..., shikoje një këtë unë jam 82-vjeç se di a do rroj apo jo...", tha ai.

Kryeministri Rama premtoi zgjidhje për çështjen e pensionit të atyre që kanë bërë punë të rëndë gjatë komunizmit, si Merdani, një problematikë që e quajti sa absurde aq edhe të lidhur me aspektet e ligjit.

“Ata që kanë pasur edhe punë të rënda, si punën në minierë, problematika që ka të bëjë me pensionin është një problematikë sa absurde aq edhe e lidhur me aspektet e ligjit. Shpresoj dhe besoj se do të marrë rrugë edhe kjo dhe të paktën në raport me ata që vuajtën personalisht në burgjet komuniste dhe që patën fatin të dalin gjallë prej tyre ne kemi shlyer atë borxh të madh moral, por edhe borxh të bartur financiar për shumë e shumë vite”, tha ai.

Ndalur te ekspozita, kreu i qeverisë tha se ajo vjen si një kontribut i qeverisë së tij për të nxjerrë në dritë të pjesë të pashmangshme të historisë së vendit, që sot është ende realitet për disa.

“Po jo një fakt i jetës dhe prandaj jemi përpjekur që të bëjmë sa të mundemi edhe pse asnjëherë nuk është mjaft, që këtë histori ta nxjerrim në dritë në funksion të së ardhmes, jo në funksion të atyre që janë prekur drejtpërdrejt prej saj. Kjo ekspozitë është një tjetër kontribut, modest në vazhdën e kësaj përpjekje dhe përtej çështjeve të mbartura, sot Shqipëria ka arritur që të vendosë disa pika referimi për të shkuarën që janë pika referimi fizike, të prekshme, jo thjesht të shkruara si histori dhe autoriteti për informimin për dokumentet e sigurimit të shtetit është pika më e sigurt. Është një histori ende i pazbuluar”, tha Rama.

Disa dokumente apo objekte janë zhdukur, shkatërruar ose vjedhur, e për këtë Rama një pjesë të fajit ia faturon Partisë Demokratike, sipas së cilit nuk kanë bërë asgjë gjatë kohës që ishin në pushet, por theksoi se fatkeqësisht ky "gabim" është i parikuperueshëm.

“Miratimi i ligjit në 2015 pati rezistencë nga ata që duhet ta kishin kalin e tyre të betejës për një Shqipëri më të drejtë dhe të gatshme për të ballafaquar të kaluarën dhe nga ana tjetër, asgjë nuk bënë sepse edhe hapësira e tjera të krijuara i përkasin një kohe shumë të të vonë se mundësia për t’u vënë në dispozicion të publikut, që lidhjet me një humbje, tretje, të materialeve, shumë nga objekte të rëndë janë zhdukura apo vjedhur, apo çuar për skrap”, përfundoi kreu i qeverisë.

 

Ekspozita 'Sigurimi në fjalët e veta'

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Llazi: 31/08/2021 04:16

    Sot vazhdohet po me ato metoda, me patronazhistet e leshit. Vazhdon mafja e sigurimit(SHISHI, i leshit I paaftë). Që janë shërbëtorët e ndërkombëtarëve sikur politikanët. Janë mafia e vërtetë në çdo vend të botës.

    Përgjigju
  • Beni: 31/08/2021 02:18

    Propoganda e Rames eshte thjesht nje demagogji. Me historine e sigurimit merren dhe duhet te merren historianet. Ligji i 2015 (6 vite me pare???) ishte thjesht nje manover per te marre nen kontroll fizik dhe elekteonik arkiven klasifikuar te ish sigurimit e cila ruhej ne menyre shembullore ne SHISH. Me ate ligj jo vetem qe moren arkiven, punonjesit por mire qe nuk morren edhe godinen ku ruheshin!!! Dhe me e bukura eshte qe edhe SHISH ia hoqen aksesin ne ate arkive. Dhe nuk eshte zor te kuptohet qe gjetke ishte apo eshte qellimi. Nese iu hapet barkun per te verteten eshte e thjeshte, vete organi i deklasifikon dhe ben te aksesueshme per publikun.

    Përgjigju
  • Maks: 30/08/2021 19:12

    Shum mir ben qe demaskon sigurimin po spiynat qe punuan kundra shqiperis do i shpallesh heronj te demokracis Dhe keto shitje te interesave kombetare nga ju qeveritaret e sotem kush do fajsohet prap enveri

    Përgjigju
    • UKU MOMLIT: 30/08/2021 20:55

      KaliTrojes,"kryerilindasi" noton ne ujrat e stalinistitSali dhe kjo derisa ta lejoj@toleroj Departanenti i USA shqiptaret do ta kene barre ne shale.

  • Nari: 30/08/2021 17:30

    Po kompesimet e te perndjekurve kur do i kompesono se keni vite qe mbani premtime o Zotri

    Përgjigju
  • Arbëri: 30/08/2021 17:03

    Komunizmi duhet të nxirret në dritë për të ardhmen, ndersa masakrat qetnike në Kosovë ( për hatrin e vucicit) duhet harruar për të ardhmen . A nuk është kjo injoranc o injorant njeri…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg