Hapet fushata kundër dhunës në
familje,Rauning:60% e grave viktima

Hapet fushata kundër dhunës në<br />familje,Rauning:60% e grave viktima
KORÇE - Çelet sot zyrtarisht fushata Kundër Dhunës në Familje në qytetin e Korçës, ku është përuruar tenda ku do të zhvillohen aktivitete e veprimtari të ndryshme në kuadër të kësaj nisme.
 
I pranishëm në këtë përurim, ambasadori i OSBE-së në vendin tonë Florian Rauning, teksa vlerësoi nismën e ndërmarrë, tha se gratë janë viktimat kryesore të dhunës në familje por jo të vetmet. Rauning theksoi se 60% e grave shqiptare kanë qenë të paktën një herë viktimë e këtij fenomeni, ndërsa vetëm 8% prej tyre kanë kërkuar ndihmë
 
“Jam i lumtur që këtë fushatë e çelim në Korçë. Dhuna në familje nuk është vetëm abuzim fizik. Gratë janë viktimat kryesore por jo të vetmet. Sipas sondazhit të INSTAT 60% e grave shqiptare kanë qenë në një moment të jetës viktimë. Dhe vetëm 8% kishin kërkuar ndihmë.” tha ambasadori i OSBE-së
 
Ndërkohë zëvendësministrja e Punëve të Brendshme Elona Gjebrea tha se një person i dhunuar është potencialisht një rast më shumë trafikimi. Gjebrea shprehu shqetësimin për përmasat e këtij fenomeni ndërsa shtoi se po bëhen përpjekje për ndalimin e këtij fenomeni
 
“Jemi të shqetësuar nga përmasat e fenomenit. Po bëjmë përjekje për të ndalur këtë fenomen. Jemi të gatshëm për bashkëpunim . Një person i dhunuar është potencialisht një rast më shumë trafikimi.” theksoi Gjebrea
 
Krahas Rauning dhe Gjebreas, në hapjen zyrtare të fushatës Kundër Dhunës në Familje ishin të pranishëm edhe drejtori i Policisë së Shtetit Artan Didi si dhe zëvendësministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinise Bardhylka Kospiri.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje