Ministria e Drejtësisë njoftoi sot se pas shkarkimit të 8 drejtorëve, ka hapur garën për 23 drejtorë burgjesh në të gjithë vendin. Por përpos drejtorëve, konkursi është hapur edhe për zv/ drejtorët, drejtorët e policisë. Ministrja u shpreh se nuk do të ketë më emërime për qoka politike, por bazuar te aftësitë profesionale.
“Hapim garën për 23 drejtues burgjesh, pozicionet për zv/ drejtor, drejtor të policisë së burgjeve dhe drejtorin e burgut të ri në Shkodër. Nuk do të ketë më emërime për qoka politike, por bazuar te vlerat njerëzore. Deri në emërimet e reja në krye të burgjeve janë komanduar punonjësit profesionistë” deklaroi ministrja Gjonaj.
Sot janë shkarkuar Drejtori i Burgut Lushnje, Peqin, Rrogozhinë, Sarandë, Durrës, Berat, Lezhë dhe Tepelenë. Ndërsa ky është rasti i tretë këtë mandat i hapjes së konkurseve për drejtuesit e rinj të institucioneve, pasi më parë janë hapur për Hipotekat dhe Spitalet.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO