Hapet gara për drejtues në administratë, 61 pozicione të lira
Këshilli i Ministrave ka miratuar hapjen e procedurës së pranimit të në kategorinë e ulët drejtuese edhe për kandidatë të tjerë jashtë shërbimit civil, për vitin 2018.
Foto ilustruese
TIRANE-Këshilli i Ministrave ka miratuar hapjen e procedurës së pranimit të në kategorinë e ulët drejtuese edhe për kandidatë të tjerë jashtë shërbimit civil, për vitin 2018. Në vendim theksohet se numri maksimal i pozicioneve është 61 për kategorinë e ulët drejtuese. Ndërsa pozicionet, në të cilat mund të konkurrojnë edhe kandidatë nga jashtë shërbimit civil, për nivelin e ulët drejtues janë gjithsej 10.
Vendimi i qeverisë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 26, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Për vitin 2018, procedura e plotësimit të pozicioneve të lira të kategorisë së ulët drejtuese, për të cilat lëvizja paralele është mbyllur pa fitues, të jetë e hapur edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat për vendet e lira.
2. Numri maksimal i pozicioneve, për të cilat do të përdoret procedura e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, është 61 pozicione për kategorinë e ulët drejtuese.
3. Pozicionet, në të cilat mund të konkurrojnë edhe kandidatë nga jashtë shërbimit civil, për nivelin e ulët drejtues, gjithsej 10, përcaktohen në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Sondazhi i ditës:
A duhet që SHBA e jo më BE të ndërmjetësojë dialogun Kosovë-Serbi?
-
Po
84.3%
-
Jo
10.8%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 204
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Rama shtoi katër ministra apo i dha PS 4 politikanë të rinj?
4 Shtator, 19:59
-
32 mln lekë dëmshpërblim 9 ish-të dënuarve politikë! Qeveria akordon fondin, mes tyre 2 të pushkatuar pa gjyq
24 Gusht, 15:47
-
Genc Fuga u operua në spitalin privat, pas denoncimeve të mediave qeveria mbulon 2 mln lekë shpenzime për kurimin e aktorit
1 Gusht, 20:45
-
Rama mbledh kabinetin qeveritar në Tepelenë: Sezoni i ri reformimesh
28 Korrik, 07:49
-
Rama mbledh nesër në Tepelenë kabinetin qeveritar! Priten ndryshime në qeveri
27 Korrik, 13:02
-
Fitoi gjyqin në Strasburg, qeveria miraton dëmshpërblimin 24, 600 € për ish-prokuroren Antoneta Sevdari! Gjykata tha se Vettingu shkeli procedurat
26 Korrik, 18:07
-
VKM/ Ngrihet agjencia e ‘Start Up Albania’, mbështet të rinjtë! Në fokus sipërmarrësit e IT, i paguajnë shtetit vetëm pagë minimale pavarësisht rrogës
26 Korrik, 13:00
-
Kanabis - Ç'mitizim dhe ekonomizim! A duhet të trembemi nga legalizimi i kanabisit në Shqipëri?
10 Korrik, 16:32
-
Vendimi për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanalogjike, ASA padit qeverinë: Të shfuqizohet, nuk ka pasur konsultim me ne
22 Qershor, 15:56
-
Ibrahimaj: Javën e ardhshme shpërndahet shtesa e pagës për prillin dhe majin! Miratohet marrëveshja për njohjen e pensioneve me Malin e Zi
16 Qershor, 15:52
-
Vendimet e Këshillit të Ministrave, shfuqizohet bordi i transparencës për çmimin e karburanteve
7 Qershor, 12:29
-
Qeveria cakton 1 milionë euro për komunitetet fetare! Subvencionohet gjysma e pagës minimale të punonjësve buxhetorë
24 Maj, 16:19
Po ne qe kemi ngren buk me 10 parti mund te kandidojme nga LGBT.Flm per mirkuptimin.
Përgjigju