-
Gratë dominojnë shërbimin civil! Mbi 40 vjeç mosha mesatare e nëpunësve, më e moshuar administrata vendore
Të dhënat e raportit vjetor për vitin 2025 tregojnë se gratë përbëjnë rreth 58% të nëpunësve civilë, ndërsa burrat rreth 42%. Megjithatë, struktura e pozicioneve në shërbimin civil tregon se shumica e vendeve të punës nuk janë në nivele drejtuese. Administrata vendore rezulton pak më e moshuar krahasuar me sektorët e tjerë.
22 Prill, 17:02 -
Ligj i ri për nëpunësit: Deri 50% do merren nga jashtë shërbimit civil! Shpërblehen në bazë të performancës! Kush fiton gjyqin me shtetin, ripunësim aty ku ka vend bosh
Qeveria ka vendosur të rekrutojë 50% të stafit kualifikuar të nevojshëm nga sektori privat për shkak edhe të vështirësive për të gjetur staf. Me ndryshimet ligjore të hedhura në konsultim publik, janë ndryshuar edhe rregullat e testimit, si dhe të zbatimit të vendimeve gjyqësore për largimet e padrejta nga puna. Sa i takon pagës, parashikohen shpërblime vjetore në bazë performance.
2 Nëntor 2025, 17:58 -
Propozohen ndryshime në ligjin për nëpunësin civil, riformatim pagash dhe rekrutime nga jashtë
Sipas njoftimit të Këshillit të Ministrave ndryshimet ligjore synojnë krijimin e një administratë profesionale dhe e mbështetur në merita qëndron në bazën e përpjekjeve të Shqipërisë për anëtarësimin në BE dhe forcimi i saj synohet të arrihet edhe nëpërmjet këtyre ndryshimeve ligjore të propozuara.
1 Nëntor 2025, 07:42 -
-