Hapet gara për kreun e BKH, Arben Kraja: Drejtuesi i 'FBI-së shqiptare' do të trajnohet nga SHBA

Hapet gara për kreun e BKH, Arben Kraja: Drejtuesi i 'FBI-së shqiptare' do të trajnohet nga SHBA

Ditën e sotme është hapur gara për për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Ka qenë Kryetari i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja i cili ka njoftuar hapjen e garës për kreun e Bryosë Kombëtare të Hetimit. Në një njoftim për mediat, Kraja kërkon që drejtori të jetë një person me integritet të lartë, i aftë profesionalisht dhe i motivuar për të kryer detyrën.

“Kam kënaqësinë t’ju lajmëroj  për shpalljen e Njoftimit për Pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky njoftim shënon hapin e parë të projektit për krijimin e një skuadre të madhe hetuesish të policisë gjyqësore që do të punojnë ngushtësisht me Prokurorët e Posaçëm.  Ne duam të zgjedhim një person që ka integritet, përvojë profesionale dhe një sërë aftësish si lider për të drejtuar dhe frymëzuar një grup prej rreth 60 hetuesish. Unë do të doja që t’iu bëja thirrje të gjithë personave të interesuar, femra dhe meshkuj, që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Ligjin për SPAK-un, që të aplikojnë për këtë pozicion pune. Në mënyrë që SPAK-u të jetë i suksesshëm, ne kemi nevojë për  Drejtorin më të aftë dhe më të motivuar në drejtimin e BKH-së”, thuhet në njoftimin e tij.

Ndër të tjera Arben Kraja,  shkruan se i gjithë procesi do të monitorohet nga ndërkombëtarët, ndërsa kandidati fitues do të trajnohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Të gjithë aplikantët do të ftohen të marrin pjesë në një proces rigoroz dhe sfidues përzgjedhjeje, që përfshin aplikimin elektronik, testimin e aftësive fizike, provimin me shkrim, intervistimin e strukturuar dhe verifikimin e thelluar të pasurisë dhe integritetit.

Procesi do të jetë tërësisht transparent dhe do të monitorohet nga Komisioni Ndërkombëtar. Kandidati fitues do t’i nënshtrohet  një programi të gjatë trajnimi që do të sigurohet nga Qeveria e Shteve të Bashkuara, me trajnerë të specializuar nga Byroja Federale e Hetimit (FBI)”, përfundon njoftimi.

Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit është përgjegjës për funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe mbikëqyret nga një komision i përbërë prej tre prokurorësh të Prokurorisë së Posaçme, njëri prej të cilëve është drejtuesi i saj dhe dy të tjerët zgjidhen çdo vit me short.

Personi që do të përzgjidhet nga ky proces, do të jetë pjesë e një grupi elitë që mbështet Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorët e Posaçëm, të cilët do të hetojnë veprat penale nën juridiksionin penal të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Oragnizuar, thuhet në njoftimin zyrtar të hapjes së garës.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emini: 10/01/2020 11:18

    Listen e kandidateve per deputet,kryetar bashkie apo keshilltar, duhet ta kene organet drejtuese te partise,pasi te miratohet dhe te shpallen zyrtarisht.Padushim lista firmosen nga Kryetari i partise, dhe me pase shpallet ne zonat perkatese elektorale me lista te hapura .Votuesi duhet te dije per ke voton.

    Përgjigju
  • Jorgo: 10/01/2020 10:08

    Sistemi zgjedhor nuk duhet te kete listen per deputete te bere nga kryetaret e partive kategorikisht jo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur