Gara për BKH, SHBA thirrje për prokurorët e punonjësit e policisë: Bëhuni pjesë e historisë

Gara për BKH, SHBA thirrje për prokurorët e punonjësit e policisë: Bëhuni pjesë e historisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara u ka bërë thirrje punonjësve të Policisë e prokurorëve që të aplikojnë për të qenë pjesë e strukturës së Byrosë Kombëtare të Hetimit.  Kjo thirrje ka ardhur në ditën e nisjes së aplikimeve për 60 vendet e hetuesve që do të jenë pjesë të BKH-së.

Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, ambasada amerikane e quan ngritjen e BKH si një prej hapave të fundit në zbatimin e Reformës në Drejtësi.

“Jeni prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore, i gatshëm për të luftuar për drejtësinë që çdo shqiptar meriton? Jeni person me integritet, përvojë profesionale dhe një sërë aftësish të nevojshme për të drejtuar dhe frymëzuar një grup prej rreth 60 hetuesish të Byrosë Kombëtare të Hetimit? Nëse mendoni se përmbushni kriteret për të drejtuar një institucion të rëndësishëm të programit kundër korrupsionit në Shqipëri, aplikoni për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Shqipëria është në hapat e fundit të zbatimit të reformës në drejtësi. Bëhu pjesë e historisë, apliko tani” shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë ndër mbështetësit kryesor të ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë. Po kështu grupi i 60 hetuesve të BKH do të trajnohen në akademinë e FBI-së në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara. Kjo strukturë është quajtur ndryshe edhe si FBI-ja shqiptare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur