Hapet gara për kryetar të PD
më 22 korrik votojnë demokratët

Hapet gara për kryetar të PD<br />më 22 korrik votojnë demokratët
Më 22 korrik 105 mijë anëtarë të Partisë Demokratike do t’u drejtohen sërish kutive të votimit, kësaj radhe për të zgjedhur kryetarin e kësaj force politike.

Kjo datë zgjedhjesh përkon ekzaktësisht me datën kur u zhvilluan katër vite me parë e ku Lulzim Basha u votua nga anëtarësia demokrate me 80 përqind të votave  përballë rivalit të tij  të ndjerit  Sokol Olldashi.

Në  atë kohë  gara u zhvillu mes këtyre dy kandidiatëve pas dorëheqjes së parevokuehsme të Sali Berishës, i cili i humbi zgjedhjet pas 8 vitesh në pushtet, ndërsa aktualisht shkohet në këto zgjedhje ku dy kandidat zyrtarë deri më tani  është Lulzim Basha që  e drejtoi PD në këto katër vite, dhe pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit e ngriu  pozicionin e tij  si kryetar nga funksionet organizative si dhe Eduart  Selami i cili është sfidanti i parë që e ka shpallur këtë ambicie.

Dy nënkryetarët e Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Edmond Spaho duke iu referuar statusit të Partisë Demokratike bëjnë me dije vendimin përhapjen e kësaj gare, në të cilin thuhet se  të gjithë kandidatët demokratë  që duan të bëhen pjesë e këtij procesi duhet të paraqesin kërkesën për kandidim deri me datën 2 korrik ndërsa zgjedhjet do të mbahen me datën 22 korrik.

Po ashtu sipas këtij vendimi duke iu referuar  statusit të Partisë Demokratike, dy nënkryetarët e kësaj force politike  evidentojnë se për modalitetet  dhe procedurat e këtyre zgjedhjeve  ngarkohet komisioni i organizimit dhe kontrollit të operacioneve  elektorale.

Ndonëse një ditë më parë kryetari Lulzim Basha tha se mandaton dy nënkryetarët dhe Sekretarin e Përgjithshëm të merren me këtë proces në fund të këtij vendimi firmat janë vetëm të dy nënkryetarëve dhe jo të Sekretarit të Përgjithshëm Arben Ristani, i cili pas zgjedhjeve të 25 Qershorit nuk do të jetë në parlament pasi ishte i katërti në qarkun e Vlorës, prag të cilin PD nuk e arriti.
  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......