Hapet gara për projektimin e pjesës së mbetur të Unazës së Madhe në Tiranë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur garën për prokurimin e realizimit të studimit për segmentin nga “Bulevardi i Ri” deri në Laprakë, te sheshi “Shqiponja”.
Foto ilustruese
Segmenti i fundit i Unazës së Tiranës, i cili nis në Babrru dhe përfundon te “Kryqëzimi i Doganës”, ka hyrë tashmë në planet e investimeve publike për t’u ndërtuar, por kjo do të kërkojë disa vite. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur garën për prokurimin e realizimit të studimit për segmentin nga “Bulevardi i Ri” deri në Laprakë, te sheshi “Shqiponja”.
Projektimi ka si kosto limit shumën prej rreth 250 mijë eurosh. Firma fituese do të ketë 30 muaj afat për ta realizuar. Kjo do të thotë se, së paku për dy vite e gjysmë, punimet nuk do të nisin, pasi më parë duhet të dorëzohet projekti.
Aktualisht po punohet për ndërtimin e segmentit që lidh kryqëzimin e TEG-ut me “Bregun e lumit”. Pjesa e parë e këtij segmenti “lindor” në Farkë ka përfunduar, por ajo ende duhet të lidhet me një nyje në Shkozë dhe një tjetër në Kinostudio. Në plan është edhe ndërtimi i një mbikalimi te TEG-u dhe një tjetër te sheshi “Shqiponja”, duke mundësuar kështu një lëvizje të pandërprerë në formë rrethore.
Ndërkohë, parashikohet që edhe në aksin e parë, nga Dogana te “Pallati me Shigjeta”, të ndërtuar vite më parë, por jo me standardet e duhura, do të ndërhyhet për të ndarë korsitë me shpejtësi, nga ato që lidhin rrugën me zonat e banuara.
Projekti i “Unazës së Madhe” është planifikuar që para viteve ‘90, por edhe 30 vite nga ndërrimi i sistemeve, qeveritë e ndryshme nuk kanë arritur dot të përfundojnë një rrugë, që e kanë pasur gati me letra. E gjithë kjo kohë, përveç problemeve të mëdha me trafikun, e rritur me shpejtësi të lartë, ka bërë që të rriten edhe kostot e shpronësimeve, pasi, aty ku dikur kishte toka bujqësore dhe në pronësi të shtetit, tani ka shtëpi të banuara nga privatë, si dhe objekte tregtare.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3167
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Më 31 dhjetor hapet plotësisht Unaza e Madhe! Bypass i Tiranës 'peng' i negociatave me BE
6 Nëntor, 15:21
-
Pamjet me dron/ Shikoni punimet e Unazës së madhe në Tiranë
2 Nëntor, 15:37
-
Vijojnë punimet për rindërtimin e aksit Kombinat-Ndroq-Plepa, Rama: I shërben Shqipërisë Turistike
28 Tetor, 16:57
-
Ish- kreu i ARRSH Evis Berberi mbetet në burg, Gjykata e Lartë i rrëzon rekursin
17 Tetor, 15:42
-
Unaza e Madhe e Tiranës do përfundojë brenda 2024-ës, në lotin e 6- të shpejtësia deri 140 km/orë
14 Tetor, 17:53
-
Vijojnë punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe, projekti gati deri në fund të vitit
30 Shtator, 11:37
-
Unaza e Madhe, realizohen mbi 70% e punimeve në urën mbi lumin e Tiranës
20 Shtator, 08:54
-
Në janar nis Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut/ 200 punonjës nga 4 agjenci monitorojnë 200 km e para në vend
5 Shtator, 15:15
-
Rruga e Komanit katastrofë! Massafra thirrje Qeverisë: Investoni sa më parë, jeta e mijëra banorë e turistëve në rrezik
30 Gusht, 16:15
-
Tender për rrugën Korçë-Ersekë – ARRSH bën gati procedurën, 432.3 mln lekë për pjesën e dytë të lotit II
17 Gusht, 09:42
-
Tiranë/ Aksidenti i trefishtë tek Unaza e Madhe, krijohet trafik i rënduar prej Kodrës së Diellit deri në Sauk
13 Gusht, 19:58
-
Rruga e re Elbasan-Qafë Thanë kalon përmes fshatit Hotolisht të Librazhdit! Banorët në protestë: ARRSH-ja të ndryshojë projektin, dëmtohen shtëpitë e tokat
31 Korrik, 17:18