TIRANE-Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka miratuar hapjen e tenderit ndërkombëtar për dhënien nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) të dy autorizimeve të tjera për të drejtat e përdorimit në brezin e frekuencave 800 MHz për operatorët celularë, pra shfrytëzimin maksimal të internetit me shpejtësi 4G.
Tenderi do të zhvillohet me procedurë të hapur ndërkombëtare. Sipas ministrisë 'Ky proces synon nxitjen e investimeve për zhvillimin e internetit të shpejtë (mobile broadband), për të përmirësuar infrastrukturën dixhitale në vend si dhe për të ofruar shërbime më cilësore për qytetarët në të gjithë territorin e vendit'.
Nga dy kontratat që pritet që të miratohen buxheti i shtetit pritet që fitojë 15 mln euro. "Në të njëjtën kohë nga realizimi me sukses i këtij procesi për dhënien e 2 të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 800 MHz, synohet të sigurohet një e ardhur e konsiderueshme, që do të shkojë për buxhetin e shtetit.
AKEP do të hapë garën për paraqitjen e ofertave nga kompanitë e interesuara në datën 9 shtator 2019. Vlera minimale e pranueshme për ofertuesit për dhënien e një autorizimi individual për përdorimin e frekuencave në brezin 800 MHz, të jetë jo më pak se 7.44 milionë euro dhe ofertuesit të cilët do të ofrojnë një çmim më të ulët se kjo vlerë do të s’kualifikohen.
Përdorimi i Internetit në Shqipëri vijon të rritet dhe komunikimi në internet nga rrjetet celulare është rritur me 15 herë në pesë vitet e fundit. Numri total i përdoruesve të rrjeteve celulare me aksesbroadband në internet për vitin 2018 ishte rreth 2.6 milionë, ndërsa numri i përdoruesve aktivë (përdorim të internetit në tre muajt e fundit) rreth 1.8 milionë" mbyllet njoftimi nga ministria.
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.5%
-
Jo
20.2%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3309
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protestoi te ‘Infrastruktura’ se nuk i jepnin fondin e rindërtimit, 62-vjeçares i premtohet zgjidhje pas denoncimit në Report Tv! Natën e kaloi para Ministrisë
18 Dhjetor, 08:50
-
Nuk merr fondin për dëmtimin e shtëpisë nga tërmeti, gruaja në grevë urie para Ministrisë së Infrastrukturës: Balluku të më japë zgjidhje ose të marrë dhuratë vetëflijimin tim
17 Dhjetor, 18:45
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor, 19:31
-
Bardhi denoncon zv/kryeministren: Vetëm me firmën e Ballukut ndodhin vjedhje dhe skandale të tilla, çfarë duhet më shumë për të mbajtur përgjegjësi?!
15 Dhjetor, 19:13
-
Berisha: Belindën mos e thërrisni më Lubi Balluku, por Lubi Loti! Si mund të ndahen 13 km rrugë në 14 kontrata?! Në 11 maj PS do pësojë disfatë të thellë
12 Dhjetor, 12:45
-
PD e Vlorës denoncon: Prokuroria të hetojë Belinda Ballukun për skandalin! Korrupsion me dy TEC-e, s’prodhojnë asgjë dhe kanë marrë 73 mln euro në dy vite!
9 Dhjetor, 15:29
-
PD padit në SPAK zv/kryeministren Belinda Balluku! Bardhi: Firmosi koston për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës 5 mln euro më shumë
2 Dhjetor, 11:44
-
Borxhet e mbartura të Bashkive dhe Ministrive 10,5 mld lekë! Investime pa pasur fonde, Kavaja rekord, Tirana i përgjysmon për 9 muaj
1 Dhjetor, 18:35
-
Çfarë i shkakton trurit tuaj përdorimi i telefonit në mëngjes
25 Nëntor, 09:06
-
Si do shpenzohen 8.2 mld euro në vitin 2025? Ja shpërndarja e buxhetit, institucionet që marrin më shumë lekë
19 Nëntor, 19:21
-
Berisha: Ky buxhet i çon miliardat tek Lubi Balluku, ka hyrë në Gines kjo hajdute! Vetëm 16 milionë euro dhe bonusi i blerjes së votave
18 Nëntor, 13:36
-
Skandali me shit-blerjen e energjisë elektrike, Bardhi: Shqipëria e paguan me 11,1 euro, Kosova me 7,4 euro! Abuzime kriminale, Balluku përgjegjëse, SPAK të hetojë
15 Nëntor, 17:40
Ooo milet mbani larg antenat se te gjitha jan me rreze te rrezikshme per kancer
Përgjigju