Hapet i përfunduar për qarkullimin e automjeteve bypass-i i Vlorës, Rama kritika: Pse nuk ka ndarëse kjo?

Bypass-i i Vlorës, segment i rëndësishëm për lehtësimin e trafikut gjatë verës për shkak të turizmit bregdetar, është hapur i përfunduar dhe gati për qarkullimin e automjeteve. Në inspektimin e punimeve të kësaj vepre kyç për sezonin turistik, Kryeministri Rama u shoqërua nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe nga kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi.

“Sot është data 7 korrik dhe ka përfunduar e gjithë pjesa e rrugës. Duke qenë se këtu kemi pasur dy pjesët e fundit të quajtura “ura 2” dhe “ura 3” që gjatë sezonit veror të shkuar i kemi hapur në mënyrë të përkohshme duke kaluar përmes Kaninës, tashmë kanë përfunduar. Është dhënë një zgjidhje teknike që ka qenë e kënaqshme dhe është marrë vendimi nga këshilli teknik, për të dhënë një zgjidhje për shkak dhe të gjeologjisë së vështirë që kemi pasur në këtë zonë e me gjithçka jemi përballur në këtë projekt. Sot është totalisht traseja e përfunduar. Duke filluar nga ky moment do të lejojmë kalimin e automjeteve. Kjo është një rrugë që plotëson të gjithë parametrat edhe të shpejtësisë rrugore, por që nga ana tjetër duke u kontrolluar dhe me automjetet e reja me radarë të inkorporuar, do mundet të bëhet dhe kontrolli i kësaj rruge për të mos pasur problematika”, - u shpreh ministrja Balluku.

Bypass-i i Vlorës lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë, pjesa jugore e Vlorës. Gjatësia e këtij aksi është 29 km dhe fillon që nga rrethrrotullimi në fund të autostradës Levan-Vlorë dhe përfundon në rrugën nacionale Orikum-Dukat. “Kjo rrugë do vihet në funksion të plotë për automjetet dhe ka një gjerësi prej 10.5 metra, të cilat 7 janë të kalueshme dhe pjesa tjetër bankinë. Zgjidhja e dhënë për urën nr. 2 është një zgjidhje teknike shumë e mirë  dhe në këtë moment, për shkak të kohës së shpejtë që kemi punuar, ka qenë zgjidhja më efektive për ti dhënë frymëmarrje aksit”, - tha Berberi, kreu i ARRSH.

Rama ka pasur edhe kritika.

"Pse nuk ka ndarëse kjo”, tha Rama, teksa kreu i ARRSH-së, e ka sqaruar mbi teknikalitet.

"Sepse në vendet që janë sheshe më të mëdha se 20 metra nuk vendosen ndarëse", tha Berberi. 

E gjithë gjurma e projektit është e asfaltuar dhe trafiku do vijojë në kushte të plota të sigurisë rrugore në ndryshim nga hapja e përkohshme që u bë një vit më parë.

“Miqtë amerikanë që ishin sot paradite, kaluan këtu dhe nuk u besohej që kjo ishte nj ë vepër që ishte në Shqipëri. I thashë, të jeni të sigurt që edhe këtu është Shqipëri, nuk është vetëm atje poshtë. Ata as nuk e imagjinojnë dot se përtej kompleksitetit inxhinierik, vepra ka gjithë atë histori të tmerrshme me prona, me pseudo pronarë”, - u shpreh Kryeministri Rama teksa përshkonte në këtë aks.

Pasi i premtoi përfundimin e detajeve të fundit, kreu i ARRSH Evis Berberi, tha se në këtë aks nuk ka rrezik për problematika, ndërsa u kërkoi drejtuesve të mjeteve të reskeptojnë shpejtësinë e lejuar.

“Gjatë funksionimit provizor skemi pasur asnjë aksident. Me vendosjen e të gjitha sinjalistikës përfundimtare, barrierave rrugore të kategorisë së lartë, nuk ka më asnjë rrezik për të pasur problematikë. Vetëm u bëjmë thirrje drejtuesve që të respektojnë shpejtësinë 80 km në orë, dhe 60 km në kthesa”, tha Berberi. 

Punimet në këtë vepër do të vazhdojnë me disa detaje të mbetura pa përfunduar, por të cilat nuk shkaktojnë probleme apo bllokim të trafikut. Bajpasi i Vlorës lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë. Gjatësia e këtij aksi është 29 km dhe fillon që nga rrethrrotullimi në fund të autostradës Levan-Vlorë. Bajpasi redukton mbipopullimin e trafikut në qytetin e Vlorës, si dhe në rrjetin rrugor të bregdetit jugor të Shqipërisë.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Yyyy: 08/07/2022 22:38

    Mos o Lorenc se u egersove shume.Nga Berati je ti?Ata nga Berati ajo i do shume

    Përgjigju
  • qylafi: 08/07/2022 18:45

    uaaaa u habit kryeministri dhe keta te tjeret qe mbeten fare po pse valle po vrasin mendjen te gjithe pse jyk ka trafik ndarese...po sepse berberi ka ne plan te beje karburant aty dhe lokal....ja kaq e thjeshte eshte shpresoj qe te qetesoheni tani aman qetesohuni dhe hiqeni kuriozitetin

    Përgjigju
  • Lorenc: 08/07/2022 12:36

    Mira,pseudonim apo emri jote qofte ky.Kur te zeshe Vilmen ne goje laje gojen mire nja dy tre here me acid nga ai i nevojtoreve dhe kur nuk i njeh njerezit mire mos shkruaj kot ok

    Përgjigju
  • Italian: 08/07/2022 11:36

    E kuptova mire???? Do i garantojn kryeministrit qe nuk do kete aksidente??????? hahahahhaha

    Përgjigju
  • Fadili: 08/07/2022 02:37

    Detajet jane ato qe marrin ose shpetojne jete njerezish

    Përgjigju
  • Ledio: 08/07/2022 01:17

    Qesharak eshte fakti qe Kreu i Ekzekutivit kritikon nje investim per te cilin nuk ka asnje dijeni se cperfaqeson. Kurse skandali eshte fakti qe i njejti fut hundet ne aspektin teknik te nje vepre infrastukture qe kompetent jane inxhiniere apo projektues. Se ca do ky hajde gjeje. Cope idiot.

    Përgjigju
    • Vlore: 08/07/2022 08:41

      Hesht mos fol kot

  • Mira: 08/07/2022 00:56

    Edhe kjo Vilma Bello e mban veten per Merlin Monro per t'i rene ne sy Rames.Aderojne ne parti thjesht kot se per pune....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare