Rama: BE do na ketë gjithmonë me vete! Prania juaj këtu në Tiranë është dhuratë zemre

 

Gjatë përurimit të hapjes së Kolegjit Europian të Bryzhit në Tiranë kryeministri Edi Rama se BE është burimi më i thellë i dijes se si të ndërtohen institucionet. Në fjalën e tij, Kryeministri kujtoi po ashtu një bisedë me një ish-kryeministër të një vendi të BE-së, që ka qenë pjesë e ish-perandorisë sovjetike.

“Kush do ta imagjinonte ndonjëherë në atë kohë kur u konceptua dhe u ndërtua kjo piramidë për një qëllim krejt tjetër që armiqtë mund të vinin një ditë dhe do të bënin këtë pushtim kaq të lirshëm. Askush. Por nga ana tjetër, kujt do t’ia kishte marrë mendja në fund të vitit të kaluar që BE do të ishte kaq e shpejtë për të kaluar nga fjala në vepra. Më pak se një vit dhe ja ku jemi. Dje Presidentja e Komisionit pretendoi çeljen e aplikimeve, sot hapen dyert e zyrës së përfaqësimit dhe vitin tjetër njerëzit do të nisin mësimet e tyre në Kolegjin e Europës në Tiranë. Diçka po ndodh vërtetë dhe është kaq e mahnitshme”, theksoi Rama.

“Kur e pyeta si është jeta në BE, më tha: ‘Në vendin tim ka mijëra njerëz jo vetëm nga kombësi të tjera, por edhe bashkëkombas të mi që na ndjekin hap pas hapi për të kontrolluar çfarë bëjmë në emër të BE-së. Është çmenduri’. Kur unë i thashë po ngremë Kolegjin e Europës më tha: ‘O Zot, po formoni ata njerëz që do t’ju vihen mbrapa tërë kohës se si bëhen gjërat. Është njësoj si një KGB transparente. Nuk mund të luash me ta se të kapin, nuk të torturojnë fizikisht, por me një buzëqeshje’. Dhe unë e di këtë, sepse kryeministri Rutte më mësoi se si mund ta refuzosh një kërkesë duke buzëqeshur”, tha Rama.

“Në fund të fundit janë institucionet që bëjnë dallim. E shkuara jonë është përcaktuar nga shumë gjëra të këqija, rezultat i mungesës së institucioneve. Edhe kur disa institucione u ndërtuan, u ndërtuan për së prapthi. Ndaj ndërtimi nga e para e institucioneve demokratike është diçka që nuk mund ta bësh nëse nuk ke BE-në që të mëson ta bësh këtë”, tha Rama.

“Po, ne ankohemi, ndonjëherë edhe bërtasim. Ka momente që duam të heqim dorë se nuk është e lehtë, është dhimbshme, por është e njëjta rrugë. Nuk ka nevojë të biem dakord për çdo gjë për të jetuar mirë. Cilësia e jetës nuk përcaktohet nga sa biem dakord me njëri-tjetrin, por si nuk biem dakord me njëri-tjetrin”, shtoi ai.

“Duken si gjëra të thjeshta shumë, por këto i mëson vetëm duke qenë në këtë shoqëri të shkëlqyer të BE-së dhe njerëzve që e kanë mishëruar atë. Falënderoj të gjithë ata nga BE që janë sot këtu, sepse prania juaj fizikisht është një dhuratë zemre, një dhuratë që ne shqiptarët e çmojmë shumë, sepse u izoluam nga bota për shekuj të tërë e kurrë nuk patëm mundësi të zgjidhnim se me kë donim të ishim. Për herë të parë patëm një zgjedhje të lirë dhe ishte shkëlqyer. Është meritë e popullit shqiptar që zgjedhja e parë e lirë është zgjedhja më e mirë, me BE-në. Gjithmonë na keni me vete, çfarëdo që të bëni dhe ne kurrë nuk do të reshtim së dashuri juve”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

I pari kampus jashtë BE-së, përurohet Kolegji i Europës në Tiranë! Von der Leyen: Dhuratë që Europa po i jep Shqipërisë! Rama: BE-ja do na ketë gjithmonë me vete


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja