Hapet konkursi ndërkombëtar për projektin e Qendrës së Vizitorëve në Parkun e Butrintit! Emrat e jurisë, kostot dhe objektet që u parashikuan

Hapet konkursi ndërkombëtar për projektin e Qendrës së Vizitorëve në Parkun e Butrintit! Emrat e jurisë, kostot dhe objektet që u parashikuan

Butrinti

Është çelur konkursi ndërkombëtar me dy faza për qendrën e re të vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit. Pjesë e Jurisë është ministrja e Kulturës Elva Margariti, dy bashkëthemeluesit e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli, si dhe  emra të tjerë  “ figura të njohura të arkitekturës, trashëgimisë dhe organizatave”.

Siç bëhet me dije në fazën e parë nuk do të kërkohet asnjë projekt, por ekipeve të udhëhequra nga arkitektët u kërkohet të paraqesin detaje si përbërja e ekipit, përvoja, qasja etj. Katër grupet finaliste do të shpërblehen me një honorar prej 10 mijë dollarësh për konceptet në fazën e dytë.  Afati i fundit për aplikimet e fazës së parë është e hënë 24 tetor 2022.

Kërkimi i ekipit arkitektonik bëhet nga  Ministria e Kulturës së Shqipërisë, Fondacioni i Menaxhimit të Butrintit (BMF) dhe organizatorët e konkursit të dizajnit Malcolm Reading Consultants (MRC). Projekti që ata do të hartojnë për qendrën e re të vizitorëve për Parkun Kombëtar të Butrintit, është i një rëndësie të veçantë pasi bën fjalë për një sit,  Trashëgimi Botërore të UNESCO-s.

Propozimi fitues duhet të jetë e një arkitekture unike dhe të klasit botëror, në mënyrë të tillë që të rrisë profilin e Parkut të Butrintit dhe të promovojë këto thesare arkeologjike e kulturore të Shqpërisë.  Po ashtu duhet tu përmbahet rregullave të Sitit e përfshirë në UNESCO. Bazuar në Plani i Menaxhimit të Integruar të Parkut Kombëtar të Butrintit (Plani i Biznesit i Zonës A3) parashikohet buxheti i përgjithshëm prej 2.9 milionë USD, ndërsa qendra e re e vizitorëve në Butrint pritet të mundësojë:

1. Rregullimin e fluksit së vizitorëve në Zonën A3, sidomos gjatë muajve të verës

2. Politikat e reja të biletave dhe disponimi i zyrave për stafin administrativ

3. Përmirësimi i përvojës së vizitorëve dhe i lokaleve

4. Orientime, interpretime dhe informacione që i përshtaten Sitit të Trashëgimisë Botërore dhe Parkut Kombëtar

5. Mjete të qëndrueshme për aksesin dhe transporti deri në hyrjen (e re) të sitit, në këmbë ose metransport të qëndrueshëm

6. Reduktimi i ndjeshëm i dërgesave në strukturat aktuale të Akropolit

7. Ofrimi i lehtësimeve të reja interpretative dhe edukative në Kalanë Veneciane në Akropol

8. Përmirësimi i ndjeshëm i mundësive të shitjes me pakicë, duke përfshirë edhe mundësi përartizanët vendas

9. Aksesi në zona bregdetare dhe ligatinore të Parkut për ecje në natyrë, vrojtim zogjsh, vozitje, etj.

Sipas planit fillestar të akomodimit në të do të përfshihen Biletaria, Hapësira orientimi, lokal, ekspozita, shërbime, shitje me pakice/artizanët etj., për një total prej 700 metër katror sipërfaqe.

Plani i Menaxhimit të Integruar për Parkun Kombëtar të Butrintit – Plani i Biznesit për Zonën A3

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri/ Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi

Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri/ Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi