Hapet kufiri, shqiptarët dynden, por Kosova vendos 2 kushte, kontrollohen rreth 300 persona (VIDEO)

Qindra qytetarë me automjetet e tyre i janë drejtuar Kosovës duke shfrytëzuar hapjen e kufijve pas një periudhe izolimi thuajse tre mujore, por në doganë janë përballuar me vendimin se për të kaluar duhet të ketë tamponin që tregon se nuk janë të prekur ose në të kundërt të bëjë 7 ditë karantinë. Në pikën e përbashkët kufitare në Morinë radhët e gjata janë drejt Kosovës ndërsa kosovarët që udhëtojnë drejt Shqipërisë ishin më të paktë.

Pala shqiptare ka hequr masat shtrënguese dhe kufizimin e lëvizjeve për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri, ndërsa pala kosovare ka masa më të ashpra për ata që hyjnë në Kosovë. Sipas Elbunit Kryeziut, mjek në pikën kufitare në Vërmicë nga ora 07:00 e mëngjesit deri rreth orës 11:00 janë kontrolluar rreth 300 persona.

Ai tha se personave që po hyjnë në Kosovë po u masin temperaturën dhe po u marrin të dhënat personale. “Prej orës 7 mëngjes i kemi kryer mbi 300 ekzaminime. matja e temperaturës i merren të dhënat personale numri i telefonit dhe mundet të kalojnë”, u shpreh Kryeziu. Në njoftimin zyrtar të qeverisë së Kosovës thuhet se në të gjitha pikat kufitare në hyrje të Kosovës do të aplikohet kontrolli shëndetësor për qytetarët.


Lajmi kryesor:

Tërhiqet Kosova, heq taksën 22 € në doganë për dezinfektimin e kamionëve! Kusht për qytetarët tamponi ose karantina


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi