Testi praktik për patentën në poligonin e Fushë Prezës, do monitorohet me kamera

Testi i praktikës për të marrë lejen e drejtimit, nuk do të bëhet më nga autoshkollat në rrugë informale të Tiranës, por në një vend të posaçëm dhe i monitoruar plotësisht nga kamerat e sigurisë.

Është hapur Poligonin e Testimit Praktik, një vend i dedikuar për të gjithë kandidatë që kërkojnë të pajisen me leje drejtimi.

Poligoni është ngritur në zonën e Fushë Prezës në Tiranë, dhe kryhen 124 testime në ditë, ndërkohë që në një vit arrihet në 130 mijë testime.

Sipas drejtorit të ri të DPSHTRR, Ilir Mëngra kryerja e testimit në këtë hapësirë ofron më shumë standarde dhe rrit transparencën në vlerësimin e praktikantëve.

“Përpara se të vinim tek kjo pistës që është Poligoni i Testimit Praktik për leje drejtimi dhe Qendra Edukative Digjitale e Simulimeve Virtuale ne kemi pasur vështirësi shumë të mëdha përsa i përket testimit praktik në fazën e parkimit. Për arsye se nuk kishte një pistë ne ishim të detyruar të drejtoheshim nëpër ambiente informale në Tiranë”, tha Mëngra duke shtuar se investimi i realizuar shtrihet në një pistë rreth 6 mijë metra katrorë, me fonde të përballura nga buxheti i DPSHTRR.

Kandidatët e 111 autoshkolla, të regjistruara në DRSHTRR Tiranë do të testohen pranë këtij poligoni.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

'Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg', reagon Rama: Mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit

'Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg', reagon Rama: Mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit