Hapet procedura e vetëdeklarimit
për ndërtimet informale, ja VKM

Hapet procedura e vetëdeklarimit<br />për ndërtimet informale, ja VKM
TIRANE - Qeveria i ka hapur rrugën dje ALUIZINI-t të pranojë aplikime të reja për objektet që do të legalizohen. Ndonëse procesi i vetëdeklarimeve kishte përfunduar prej vitesh, dje është marrë vendimi ku të gjithë ata që kanë një banesë, e cila plotëson kriteret për tu legalizuar do të ketë mundësinë që të paraqesë vetëdeklarimin.

Procesi
Pas vendimit të qeverisë do të jetë ALUIZNI që do të miratojë formularin e posaçëm ku çdo familjar, i cili nuk ka mundur që të bëjë deklarimin e pasurisë së tij, do të plotësojë të dhënat që i kërkohen. Më pas do të jenë inspektorët e këtij institucioni që do të bëjnë verifikimin në terren. por se për të pasur këtë të drejtë do të duhet që ndërtuesi të ketë qenë brenda afateve të lejuara në ligj. Ku çdo individ që ka bërë një ndërtim në pronën e të tjerëve ka si kusht që objekti të jetë ndërtuar para janarit të vitit 2009. Ndërsa ky afat nuk është i vlefshëm vetëm për ata ndërtuesit që e kanë ngritur objektin në pronën e tyre.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën