Së shpejti, Teatri i Kukullave do të hapë dyert për të gjithë vogëlushët. Lajmin e dha Kryeministri Edi Rama, i cili përmes një video në 'Facebook' ndau pamje nga Teatri i rinovuar i Kukullave.
“Së shpejti, Teatri i Kukullave do të hapë dyert për të gjithë vogëlushët, në zemër të sheshit “Skënderbej” me shfaqje të reja dhe emocionuese”, theksoi Rama.
Ndërtesa e Teatrit Kombëtar të Kukullave u ndërtua në vitet ’20 të shekullit XX dhe aty fillimisht u vendos parlamenti i parë shqiptar. Në vitet ’50 u zgjerua dhe u bë Teatër Kukullash.