Hapet segmenti i ri rrugor që lidh rrugën kombëtare Fushë Krujë - Kamëz me Rinasin, duke i dhënë një akses të ri mjeteve pranë Aeroportit “Nënë Tereza”.

Kjo rrugë e re përfshin edhe urën Tubit.

Vetë kryeministri Edi Rama postoi foto nga ky aks i ri i cili do të lehtësojë lëvizjen drejt aeroportit ndërkombëtar të Rinasit. 

Rritja e pandalshme e turistëve që po e zgjedhin Shqipërinë si destinacion, tashmë konfirmohet edhe nga të dhënat e Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit.

Numri i pasagjerëve që udhëtuan përmes këtij aeroporti arriti në muajin gusht në 885 359, duke vendosur kështu shifrën rekord për numrin më të madh të pasagjerëve përmes TIA-s, ndonjëherë gjatë një muaji.