“E bukura e Adriatikut” hap sezonin e kroçerave në Durrës (FOTO)

“E bukura e Adriatikut” hap sezonin e kroçerave në Durrës (FOTO)

Kroçera “La Belle de L’Adriatique” sot në Durrës

Kroçera “La Belle de L’Adriatique” mbërriti në Durrës, duke hapur sezonin e turistëve me kroçera në qytetin bregdetar.

Anija me 134 turistë francezë në bord mbërriti nga ishulli i Korfuzit, ndërsa mësohet se gjatë fundjavës së kaluar ajo është ankoruar edhe në Sarandë dhe Vlorë.

Turistët e huaj përveç qendrave arkeologjike dhe historike të Durrësit do të vizitojnë sot edhe qytetin e Tiranës.

Kroçera me gjatësi 111 metra dhe me flamur belg do të ankorohet në Durrës edhe shtatë të shtuna radhazi. Ky është viti i tretë i lundrimit të kroçerës “La Belle de L’Adriatique” drejt Durësit.

Sezoni turistik në portin e Durrësit këtë vit ka nisur më shpejt dhe do të zgjasë mbi 9 muaj. Deri tani në APD është njoftuar mbërritja e 25 kroçerave dhe velierave turistike, të cilat do ta vizitojnë portin e Durrësit nga muaji shkurt deri në nëntor të këtij viti.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin