Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, tani duhen vetëm 7 minuta nga Dukati në Palasë! I pranishëm Rama: Vepër historike (VIDEO)

VLORË- Tuneli i Llogarasë është hapur për qarkullim dhe ky aks pritet që të lehtësojë ndjeshëm trafikun drejt jugut të Shqipërisë. Nën ison e grupeve polifonike, qytetarë të shumtë dhe kryeministri Edi Rama inauguruan hapjen e tunelit.

Ky tunel, me gjatësi 6 km dhe shpejtësi maksimale të lejuar 80 km në orë, shkurton distancën nga Dukati në Palasë, nga 30 minuta në 7-8 minuta. Ndërkohë, nga Vlora në Palasë që nëse dikur bëhej për 1 orë, tashmë ajo do realizohet për 20 minuta.

Vepër historike e quan kryeministri Edi Rama, ndërsa shkruan se do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut. Përgjatë muajve të verës, tuneli do të aksesohet pa pagesë. Pagesa për tunelin do të vijojë pas 2025, kur tuneli do të dorëzohet plotësisht.

"Një nga veprat historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut" shkruan kryeministri Edi Rama në një postim në facebook.

Aktualisht, edhe për të lehtësuar trafikun në sezonin turistik dhe udhëtimin e turistëve drejt jugut, është hapur vetëm njëri krah i tunelit. Pas mbylljes së sezonit turistik do të nisë puna për krahun tjetër dhe pritet që në vitin 2025 qarkullimi do jetë i hapur në të dyja krahët. 

Ky tunel, fillimin e tij e ka 500 metra larg urës së Shën Elizës, që është pjesë e rrugës Orikum-Dukat. Tuneli i Llogorasë përbëhet nga dy tunele, tuneli kryesor dhe ai i emergjencës. Si tuneli kryesor, ashtu edhe ai i emergjencës, kanë 11 tunele lidhëse me njëri-tjetrin në gjithë gjatësinë e tyre. Thellësia e vijës së projektit të tunelit është 1 kilometër nga sipërfaqja e tokës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:53
Hapet Tuneli i Llogarasë, kryeministri Rama në ceremoni batuta me qytetarët: Na shkoi jeta ne xhelozë, le të bëhen të tjerët! Dola jashtë parashikimit

Hapet tuneli i Llogarasë, kryeministri Rama së bashku me zëvëndëskryeministren Balluku dhe ministren e Turizmit Kumbaro morën pjesë në ceremoni. Të pranishëm ishin dhe qytetarë të shumtë të cilët morën pjesë në ceremoninë e hapjes së tunelit.

Gjithashtu kryeministrit iu bë dhe një surprizë me rastin e ditëlindjes, pasi Rama festoi dje 60 vjetorin. Rama së bashku me ministrat dhe me qytetarë hipën në një autobus me të cilën përshkuan tunelin.

Një qytetare i tha Ramës: Është një nder për kombin. Janë vepra madhore. Ti gëzojnë fëmijët tanë. Iku brezi jonë.

Rama: Ku ikim ne mo, je në vete. Ju gratë e Labërisë nuk ikni.

Një qytetar tjetër: Jemi pa fjalë. U lidh dhe deti Jon me Adriatikun. Rritet dhe cilësia e turizmit. Do të sjellë ekonomi dhe cilësi në jetën e përditshme të qytetarëve të zonës. Është një vlerë e jashtëzakonshme. Pa fjalë. Ta gëzojmë. Rrofshi të gjithë ata që këtë projekt e bënë realitet. Dukej si përralë e dikurshme. I jep vlerë dhe Llogarasë, kthehet në atraksion cilësor. Do sjellë ekonomi të madhe, kurse kohën. Faleminderit nga ju një mijë herë. Të kesh jetën e gjatë me familjen, tyi japësh vendit çfarë i ke thënë.

Rama: Po i bëjmë dhe do ti bëjmë. Tunelin e kanë premtuar të tërë. Aeroportin e kanë premtuar të tërë. Në fund të vitit e mbarojmë. Pastaj do bëhen testimet. Sot një vit ulim avionin e parë, korridorin blu do ta bëjmë. Ajo që patë nga Thumana në Kashar, do jetë nga kufiri në Malin e Zi deri në Fier.

Një qytetar: Do bëhen xhelozë kufitarët.

Rama: Na shkoi jeta ne xhelozë, tani se bëhen të tjerët. Ja ky është i fiksuar pas tunelit të Llogarasë që kur ishte i vogël, ditën e parë që më ka takuar më tha dy gjëra i ke borxh Tunelin e Llogarasë dhe Aerporpotin e Vlorës. Pastaj dola jashtë parashikimit me Lungomaren.

Një qytetar: Këto male vetëm Jul Çezari i kishte kaluar. Kjo është Rilindja Urbane që çan malet.

Kam 15 vite në Shqipëri. Gëzoj shumë. Në sytë e mi shikoj ndryshime në qytetin e Vlorës. Gëzoj shumë, shpresoj shumë për zhvillime të tjera',u shpreh një qytetare polake që jeton në Vlorë.

Ora 12:21
VIDEO/ Hapet për qarkullim, mjetet e para ‘inaugurojnë’ tunelin e Llogarasë

Është hapur për qarkullimin tuneli i Llogarasë, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Mjetet e para kanë inauguruar tunelin duke qarkulluar menjëherë pas hapjes.

Ora 12:17
VIDEOLAJM/ Hapet tuneli i Llogarasë, grupi polifonik i këndon këngë Edi Ramës

Është hapur sot tuneli i Llogarasë. Në ceremoninë e inagurimit një gup polifonik këndoi këngë, njëra prej të cilave i dedikohej kryeministrit Edi Rama.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Unknown: 07/07/2024 06:09

    A NUK IKET ME NGA QAFA LLOGARASE? PRA S JAM I QARTE. MA SHPJEGONI. NGA VLORA NE SARANDE KALON NGa tuneli?

    Përgjigju
  • Leshbushtri: 06/07/2024 11:25

    Rrofte sa malet e dukatit lideri suprem qe na beri te paret ne bot te dytet ne evrop per tunele

    Përgjigju
  • poli: 06/07/2024 02:11

    keto duheshin bere qysh ne 1990..jemi 24 vjet me vonese...

    Përgjigju
    • Arjan: 06/07/2024 19:33

      Sa mir i boke hesapet ti ????

  • LORA: 05/07/2024 17:39

    Eshte lajm i gezuar per gjithe ekonomine e shqiptarve . Permbyllja,nga Veriu ne Jug,e korridorit te kalter do jete nje mbrothesi e madhe ne ekonomine tone. TUNG

    Përgjigju
  • sapa: 05/07/2024 17:09

    Cfare eshte Jul Cezari para Rames?Jul Cezari bente placke me lufte kurse Rama i ka ne tavoline!Mjafton te zgjase doren!

    Përgjigju
  • Astrit vl: 05/07/2024 15:10

    Si Enver Hoxhes e Rapush Xhaferit i kenduan edhe ketij...

    Përgjigju
  • Ecni avash: 05/07/2024 10:50

    Ecni ngadale o popull se rruga deri kur te kolaudohet do kohe , me kujdes dhe deri 70-80km/h edhe shijoni pamjen edhe ecni ngadale si zoterinj!

    Përgjigju
    • Jepi gaz: 05/07/2024 13:28

      Pamje spektakolare brenda tunelit…

  • Tekniku: 05/07/2024 09:06

    Firma qe ka bere instalimet elektrike apo projektuesi jan per spak. Si mund te shtrish kabllot e ndricimit te sinjalistikes, dhe te sinjalistikes se emergjences nga posht dhe anesore tunelit. Shqiperi hajduteri hesapi.

    Përgjigju
    • Ta rras Bulba: 05/07/2024 12:26

      jan provizore, se u desh me e hap patjeter per te hequr mendjen nga arrestimet. po qe do shkoje dikush ne burg per ate pacavure eshe te sigurt.

    • luli: 05/07/2024 12:25

      Prite kur te thone qe jane provizore...

  • Cnfn: 05/07/2024 08:30

    Sa do jete gjoba per tek resortet e politikaneve?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë