Hapet Tuneli i Llogarasë, kryeministri Rama në ceremoni batuta me qytetarët: Na shkoi jeta ne xhelozë, le të bëhen të tjerët! Dola jashtë parashikimit

Hapet tuneli i Llogarasë, kryeministri Rama së bashku me zëvëndëskryeministren Balluku dhe ministren e Turizmit Kumbaro morën pjesë në ceremoni. Të pranishëm ishin dhe qytetarë të shumtë të cilët morën pjesë në ceremoninë e hapjes së tunelit.

Gjithashtu kryeministrit iu bë dhe një surprizë me rastin e ditëlindjes, pasi Rama festoi dje 60 vjetorin. Rama së bashku me ministrat dhe me qytetarë hipën në një autobus me të cilën përshkuan tunelin.

Një qytetare i tha Ramës: Është një nder për kombin. Janë vepra madhore. Ti gëzojnë fëmijët tanë. Iku brezi jonë.

Rama: Ku ikim ne mo, je në vete. Ju gratë e Labërisë nuk ikni.

Një qytetar tjetër: Jemi pa fjalë. U lidh dhe deti Jon me Adriatikun. Rritet dhe cilësia e turizmit. Do të sjellë ekonomi dhe cilësi në jetën e përditshme të qytetarëve të zonës. Është një vlerë e jashtëzakonshme. Pa fjalë. Ta gëzojmë. Rrofshi të gjithë ata që këtë projekt e bënë realitet. Dukej si përralë e dikurshme. I jep vlerë dhe Llogarasë, kthehet në atraksion cilësor. Do sjellë ekonomi të madhe, kurse kohën. Faleminderit nga ju një mijë herë. Të kesh jetën e gjatë me familjen, tyi japësh vendit çfarë i ke thënë.

Rama: Po i bëjmë dhe do ti bëjmë. Tunelin e kanë premtuar të tërë. Aeroportin e kanë premtuar të tërë. Në fund të vitit e mbarojmë. Pastaj do bëhen testimet. Sot një vit ulim avionin e parë, korridorin blu do ta bëjmë. Ajo që patë nga Thumana në Kashar, do jetë nga kufiri në Malin e Zi deri në Fier.

Një qytetar: Do bëhen xhelozë kufitarët.

Rama: Na shkoi jeta ne xhelozë, tani se bëhen të tjerët. Ja ky është i fiksuar pas tunelit të Llogarasë që kur ishte i vogël, ditën e parë që më ka takuar më tha dy gjëra i ke borxh Tunelin e Llogarasë dhe Aerporpotin e Vlorës. Pastaj dola jashtë parashikimit me Lungomaren.

Një qytetar: Këto male vetëm Jul Çezari i kishte kaluar. Kjo është Rilindja Urbane që çan malet.

Kam 15 vite në Shqipëri. Gëzoj shumë. Në sytë e mi shikoj ndryshime në qytetin e Vlorës. Gëzoj shumë, shpresoj shumë për zhvillime të tjera',u shpreh një qytetare polake që jeton në Vlorë.


Lajmi kryesor:

Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, tani duhen vetëm 7 minuta nga Dukati në Palasë! I pranishëm Rama: Vepër historike (VIDEO)


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë