Hapet tenderi nga FSHF për
stadiumin ‘Arena Kombëtare”

Hapet tenderi nga FSHF për<br />stadiumin ‘Arena Kombëtare”
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar zyrtarisht hapjen e tenderit për projektin, prishjen dhe ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar nën rrënojat e “Qemal Stafës” nën emrin “Arena Kombëtare”.
 
Qeveria e futbollit shqiptar ka ftuar të gjitha subjektet e interesuara që të paraqesin ofertat për tenderin deri në orën 11:00 të datës 29 shkurt 2016.
 
Stadiumi më i madh kombëtar do të ndërtohet në bazë të partneritetit me biznesin duke lënë të nënkuptohet se do të ketë shumë ndryshime nga projektin italian që u prezantua nga FSHF pak kohë më parë dhe që tani ka rënë plotësisht.
 
Ende nuk dihet me saktësi sa do të jetë kapaciteti i stadiumit të ri, i mbuluar apo jo, me pistë tartani apo jo, dhe shumë detaje të tjera.
 
Ajo që dihet me saktësi është që stadiumi i ri do të jetë një qendër muliti-funksionale për shërbime të ndryshme, me qëllim biznesi. 

Njoftimi i plotë

“QENDRA SPORTIVE KUQ E ZI” sha NJOFTIM PER TENDER TE HAPUR per PROJEKTIMIN, PRISHJEN DHE NDERTIMIN E KOMPLEKSIT TE STADIUMIT TE RI KOMBETAR
                                           
  FTESE PER OFERTE

1.“Qendra Sportive Kuq e Zi” sha, subjekt i regjistruar ne Republiken e Shqiperise, me numer identifikimi L11705012O, eshte e interesuar te perzgjedhe nje partner ne bashkepunim me te cilin te beje te mundur realizmin e ndertimit te stadiumit te ri kombetar te Shqiperise qe do te ndertohet ne vend te stadiumit egzistues “Qemal Stafa”
2.“Qendra Sportive Kuq e Zi” sha fton subjektet e interesuara te paraqesin ofertat e tyre per tenderin e hapur per “Projektimin, prishjen dhe ndertimin e kompleksit te stadiumit te ri kombetar te Shqiperise” qe perfshin:
•Projekt-idene e stadiumit te ri dhe te hapesirave te sherbimit perkatese qe do te integrohen ne godinen e tij 
•Metodologjine dhe afatet kohore per projektin e detajuar te kompleksit te stadiumit te ri dhe te punimeve te prishjes se atij egzistues 
•Metodologjine, afatet kohore dhe kostot e ndertimit te kompleksit te stadiumit te ri kombetar (sipas projekt-idese se paraqitur)
•Modelin financiar te zbatimit te projektit
3.Tenderi do te zhvillohet sipas proçedurave te percaktuara ne “Dokumentat e Gares se hapur per projektimin, prishjen dhe ndertimin e stadiumit te ri kombetar te Shqiperise” dhe eshte i hapur per te gjithe ofertuesit e interesuar.
4.Ofertuesit e interesuar mund te marrin informacione me te hollesishme prane administrates se “Qendra Sportive Kuq e Zi” sha te vendosura ne godinen e stadiumit kombetar “Qemal Stafa” nga ora 10:00 deri ne ora 18:00 nga e Hena deri ne te Premte, ne vemendje te:
Administratorit te “Qendra Sportive Kuq e Zi” sha 
Stadiumi Kombetar “Qemal Stafa”
Sheshi “Italia”, Tirane
Tel: +355 4 222 4552
Cel: +355 66 50 00 006
Fax: +355 4 225 9846
Email: [email protected]
Web: www.qskz.al
5.Dokumentacioni i plote i tenderit ne gjuhen shqipe mund te terhiqet me dorezimin e nje kerkese zyrtare me shkrim ne adresen e mesiperme dhe me kryerjen e nje pagese te pakthyeshme prej 500 Euro (ose ekuivalentin ne Lek). Metoda e pageses do jete nepermjet depozitimit te shumes se mesiperme ne numrin e llogaris se“Qendra Sportive Kuq e Zi” sha ne 
Union Bank
IBAN AL27 2141 1144 0117 3522 3802 0211
Sipas kerkeses, dokumentet mund te dergohen nepermjet sherbimit postar pas marrjes se nje kopjeje te skanuar edhe te pageses per dergimin me poste por “Qendra Sportive Kuq e Zi” sha nuk mban asnje pergjegjesi per humbjen ose vonimin e dergeses se kryer. 
6.Ofertat duhet te dorezohen, perpara ose deri ne oren 11:00 am (sipas ores lokale) te dates 29 Shkurt 2016. Ofertat ne menyre electronike nuk lejohen. Ofertat qe dorezohen me vone se ora dhe data e percaktuar ketu nuk do te pranohen. 
“Qendra Sportive Kuq e Zi” sha 
Selia e Federates Shqiptare e Futbollit 
Rruga e Elbasanit, Tirane
7.Te gjitha ofertat duhet te shoqerohen nga Formulari i Sigurimit te Ofertes ne vleren e percaktuar ne “Dokumentat e Gares se hapur per projektimin, prishjen dhe ndertimin e stadiumit te ri kombetar te Shqiperise”


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë