Disa muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes së qeverisë shqiptare me Emiratet e Bashkuara Arabe për ta kthyer portin e Durrësit në port turistik është hapur tenderi për të hartuar projektin për transferimin e shërbimeve të përpunimit të mallrave në Porto Romano.
Tenderi është hapur nga Autoriteti Portual Durrës, ka vlerën e 1.1 miliardë lekë ose 9,3 milionë euro, dhe të gjitha kompanitë e interesuara kanë afat deri më 9 korrik 2021 për të marrë pjesë në garë.
Pas nënshkrimit të kontratës më fituesin, kompania do të ketë 8 muaj për të realizuar projektin e detajuar teknik të Portit të ri tregtar. Në të do të jenë të specifikuara të gjitha kapacitetet apo investimet në bazë edhe të masterplanit strategjik Durrës-Porto Romano 2030.
Porti i ri i mallrave do të ketë katër terminale, atë të mallrave të përgjithshme dhe i drithërave, të materialeve të ndërtimit, si ai i çimentos e klinkerit, të mineraleve dhe qymyreve si dhe terminalin e mbetjeve si skrapi.
“Ndryshimi i këtyre flukseve portuale do të rrisë cilësinë e ajrit të qytetit të Durrësit, do të përmirësojë cilësinë e jetës së banorëve dhe do të krijojë më tepër mundësi për të zhvilluar qytetin drejt turizmit rajonal”, thuhet në masterplanin i cili i është bashkëlidhur dokumenteve të tenderit.
Nga ana tjetër pak ditë më parë qeveria ka miratuar zgjerimin e Portit të Porto Romanos me territore të reja, për të përballuar shërbimet e shtuara. Sa i takon portit të Durrësit, ai do të kthehet në një destinacion turistik, pasi kompania, EMAAR nga Emiratet e Bashkuara Arabe do të investoi 2 miliardë euro për të bërë një port jahtesh dhe një kompleks me rezidenca luksoz, të ngjashme me “Dubai Marina”.

(Kliko këtu ) MASTER PLANI STRATEGJIK DURRËS – PORTO ROMANO 2030

Tenderi per projektin
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.6%
-
Jo
27.6%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 859
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ Besimtarët myslimanë kremtojnë Fitër Bajramin me falje në sheshin para xhamisë së madhe, luten për paqe dhe harmoni
30 Mars, 09:54
-
Çifti irlandez gjen 41 mijë euro në Durrës, i dorëzon në policinë e Shkodrës! Dyshohet se u përkasin dy punëtorëve të një agjencie imobilare, u ranë teksa po hipnin në makinë
28 Mars, 09:37
-
FOTOLAJM/ Qielli mbulohet nga ylberi shumëngjyrësh, ja pamjet spektakolare nga Porti i Durrësit
27 Mars, 17:02
-
U konfliktua me një person dhe kundërshtoi policinë, arrestohet 33-vjeçari në Durrës! I gjendet edhe një thikë
27 Mars, 14:11
-
Durrës/ Lejoi të merrej nafta kontrabandë nga anija e sekuestruar në Porto Romano, Apeli i GJKKO lë në burg policin
27 Mars, 12:13
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit Arben Sharra
26 Mars, 22:00
-
FOTOLAJM/ Jahti luksoz me flamurin e Maltës ankorohet në Portin e Durrësit
26 Mars, 16:03
-
Durrës/ Tentuan të fusnin 50 mijë euro mall kontrabandë, në pranga 2 shoferët e autobusit (EMRAT)
26 Mars, 13:27
-
Me shpejtësi 'skëterrë', 22-vjeçarja në Durrës përplaset me një mjet të parkuar dhe përfundon në trotuar! Report Tv siguron momentin e aksidentit
26 Mars, 08:34
-
Kishte fshehur 1890 fara kanabisi në kofanon e makinës, arrestohet 26-vjeçari në Krujë! Në banesë kishte edhe pajisje kultivimi (EMRI)
24 Mars, 14:41
-
Deti nën ‘pushtetin’ e erës e dallgëve, vijon të jetë i pezulluar peshikimi dhe lundrimi i trageteve Vlorë-Brindisi, Durrës-Bari e anasjelltas! Rinisin nesër
24 Mars, 11:00
-
Durrës/ Policia i gjen 3.5 kilogramë kanabis në makinë, arrestohet 34-vjeçari dhe 2 personat që ia shitën! Momenti kur shkëmbejnë drogën (VIDEO+EMRAT)
23 Mars, 11:25
Vazhdon babezia , pa diskutuar me grupet e interesit dhe qytetaret e durresit dhe e firmosur me Z/kryeminister gje e cila duhet te kaloje ne parlamen ,por e menduar deri ne detajin me te vogel ,parlamenti i ri do te mblidhet ne shtator se shpejti dhe bashkine e durresit e majta duket se nuk e merr me ,prandaj dhe nxitimi duket hapur .vazhdon shitja e apartamente ne bllokun e portit te durresit
Përgjigju