Hapet tenderi për varrezat murale 
do vendosen eshtrat e braktisura

Hapet tenderi për varrezat murale <br />do vendosen eshtrat e braktisura
Brenda vitit do të ndërtohet varrezat murale në Sharrë. Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin për varrezat murale me një vlerë prej 6.7 milionë lekë. Për herë të parë në Shqipëri do të ketë varreza murale dhe pritet që të kursehen hapësirat publike.
 
Fillimisht në varrezat murale do të vendosen eshtrat e braktisura prej vitesh të tëra. Janë më mijëra varre të braktisura prej 50 vitesh dhe sipas Bashkisë së kryeqytetit do të sistemohen në varrezat e reja. 

Pavarësisht se ky projekt është kundërshtuar nga komuniteti musliman, Bashkia duket e vendosur për të ndërtuar këto varreza, pasi ndihmon në sistemin e të gjitha varreve. Tirana ka patur probleme vitet e fundit për të gjetur një vend varrimi. Kjo për shkak të konfliktit që ka pasur ish-kryebashkiaku Lulzim Basha me qeverinë “Rama” për shpronësimin e tokave pranë varrezave në Tufinë dhe Sharrë.
 
Sapo mori detyrën kryebashkiaku Erion Veliaj ka premtuar që brenda 2016-s do të jenë gati varrezat murale.  Fondi prej 6.7 milionë lekë për ndërtimin e këtyre varrezave do të jepet nga Bashkia e Tiranës.
varrezat

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës