Hapet thirrja për Skemën Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi, Krifca: Teknikat më të mira për mbi 30 ferma në vend

Hapet thirrja për Skemën Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi, Krifca: Teknikat më të mira për mbi 30 ferma në vend

Ministrja Frida Krifca

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural hapi thirrjen për Skemën Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi, përmes së cilës do të përzgjidhen mbi 30 ferma në gjithë vendin ku do aplikohen teknikat më të mira bujqësore e blegtorale.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha se, “skema kombëtare e trajnimit në bujqësi për vitin 2023 ka si qëllim ndërtimin e fermave model në të gjithë Shqipërinë, nëpërmjet përhapjes akoma dhe më të gjerë të teknikave më të mira të kulturave bujqësore e kafshëve blegtorale në serra, ara, pemëtore, stalla, e të tjera, nga specialistët më të mirë të bujqësisë dhe pedagogët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilët do të ndjekin në mënyrë të drejtpërdrejtë procesin bujqësor dhe do të përdorin teknikat më të mira bujqësore për mbi 30 ferma në të gjithë Shqipërinë”.

Thirrja është e hapur nga data 5 deri 15 prill 2023. Fermerët aplikojnë duke ndjekur vetëm tre hapa: Shkarkojnë formularin e aplikimit në www.ubt.edu.al; plotësohen të dhënat e kërkuara në formular; dërgohet formulari i plotësuar në [email protected]

Krifca i bëri thirrje fermerëve të aplikojnë dhe të përfitojnë nga kjo masë mbështetëse. Ministrja tha se, fermerët e përzgjedhur do të shohin zbatimin në fermat e tyre të teknikave më të qëndrueshme të prodhimit dhe do të shërbejnë si ferma demonstruese për të gjithë fermerët e zonës.

“Do të përzgjidhen midis fermerëve që do të aplikojnë ferma të prodhimeve të perimeve në serra, prodhimit të frutave, bimëve mjekësore dhe aromatike, blegtori, peshkimit dhe bletarisë. Secila prej fermave të përzgjedhura do të shërbejë si një rast praktik, i cili në fund të vitit, do të mund të demonstrojë përmirësimin e treguesve teknikë apo ekonomikë të fermës nëpërmjet rritjes së nivelit të prodhimit për hektarë apo për kafshë blegtorale, uljes së nivelit të kostove dhe të inputeve me anë të praktikave më të mira të kujdesit ndaj shëndetit dhe ushqimit të bimëve dhe kafshëve, si dhe praktika më të mira të vjeljes dhe të ruajtjes së produktit. Këto përmirësime do të mundësojnë të ardhura më të larta për fermerët e përzgjedhur”, u shpreh Krifca.

Praktikat më të mira do të jenë në dispozicion të të gjithë fermerëve dhe ekstensionistëve të zonës nëpërmjet ditëve të hapura të demonstrimit dhe trajnimeve që do të realizohen përgjatë të gjithë vitit 2023. Skema e Trajnimit në Bujqësisë zbatohet për të dytin vit radhazi këtë vit, pas ecurisë së suksesshme që shënoi vitin e kaluara (2022) permes së cilës përfituan trajnim falas 2000 fermerë në shkallë vendi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja