Pas 55 muajsh gërmime, është parë drita në fund të tunelit të Murrizit, një nga veprat më të rëndësishme të Rrugës së Arbrit.
Tuneli i Murrizit është i gjatë 3.7 kilometra ka nisur të hapet në maj të 2019-ës por pasur ecuri të avashtë për shkak të gjeologjisë së vështirë, dhe rrëshqitjes së dherave.
Për të inspektuar përfundimin e gërmimeve ishte kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi cilësinë e punimeve, teksa theksoi se nuk priste që tuneli do të hapej brenda këtij vit. Ndërkohë tuneli pritet të hapet për qarkullimin e makinave vitin e ardhshëm.
“Dalja e dritës, nga bashkimi i të dy anëve të kantierit më sfidues të punëve të mëdha publike, është çasti i shumëpritur i një përpjekjeje të zgjatur nga gjeologjia tejet e pafavorshme, e cila ka sjellë shtyrjen e përfundimit të plotë të Rrugës së Arbërit. Ishte një shenjë e mirë që u hap para se të mbarojë viti se këtë ne nuk e prisnim. Ishte përshpejtim! Thjeshtë ta mbarojmë me kulmin e cilësisë, pastaj kur të mbarojë të mbarojë. Brenda viti tjetër s’diskutohet, por le t’ia lëmë dhe pak fatit këtu se këtu çfarë s’kemi parë. Tani gjithësi është më në kontroll puna”. –u shpreh kryeministri Rama.
Kryeministri theksoi se “ky tunel ka nisur në 2018 dhe do të përfundojë në 2024”.
“Ndërsa tuneli i Llogorasë, i cili përfundon në qershor 2024 ka nisur shumë më vonë se sa ky, por duke pasur një gjeologji shumë më të favorshme në Llogora, e njëjta kompani ecën me rreth 20m në ditë, ndërkohë që në Murriz përparon me afro 2 metër në ditë. Gjithsesi, më e keqja ka kaluar dhe tanimë drita e sotme është një arsye e fortë për të besuar që 2024 do ta vulosë edhe fundin e kësaj vepre kaq sfiduese”, u shpreh Rama.
48 kilometrat e Rrugës së Arbrit u dorëzuan në 29 nëntor 2021, ndërsa kalimi në qafë të Murrizit ku u hap tuneli, ende vijon përmes një bypassi me gjatësi 8.8 kilometra.
Punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit prej 69 kilometrash, e përbërë nga 6 tunele dhe 4 ura, nisën në vitin 2019, ndërsa kostoja totale e koncesionit 13 vjeçar përllogaritet në 40.3 miliardë lekë.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2102
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbajti të mbyllur 21-vjeçaren në një apartament në Astir, 36-vjeçarin e tradhtuan gjurmët e gishtërinjve kur u ndalua nga Rrugorja
26 Janar, 16:08
-
Tiranë/ Mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren në një apartament në 'Astir', arrestohet njëri prej djemve! 36 vjeçari me precendentë, u dënua dhe për vrasjen e Denis Kasajt (EMRI)
26 Janar, 13:13
-
GJKKO e dënoi me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Memolla: Nuk iki nga posti pa vendim të formës së prerë
26 Janar, 12:27
-
Ish-presidenti Moisiu mesazh partive në prag të zgjedhjeve të 11 majit: Mendoni për Shqipërinë më shumë se për karriget
26 Janar, 12:18
-
Tiranë/ Babë e bir arrestohen për armë dhe kokainë në shtëpi! 76-vjeçari tentoi të hidhte drogën në lavaman, ndërsa pistoletën e hodhi nga ballkoni (EMRAT+VIDEO)
26 Janar, 12:03
-
Tiranë/ Me armë në brez lëvizte me makinë në rrugën “Pjetër Bogdani”, me video momenti i arrestimit (EMRI+VIDEO)
26 Janar, 10:53
-
Shqipëria në panairin FITUR në Spanjë, tërheq vizitorë, Rama: Premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik
26 Janar, 10:44
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
Tiranë/ Sërish zjarr në pallatet e kompleksit 'Kika' te 'Komuna e Parisit'! Merr flakë garazhi, shkak kompresori i frigoriferit të një marketi! Evakuohen banorët, mes tyre fëmijë (VIDEO)
25 Janar, 18:31
-
'Giro d’Italia' në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish! Enrico Della Casa: Tirana, në rrugën e duhur
25 Janar, 17:06
-
Tiranë/ Shpërndante kokainë dhe hashash në zonën e “Astirit”, arrestohet 29-vjeçari! Një pjesë e drogës gjendet në biznesin e tij (VIDEO)
25 Janar, 17:00
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
Pas pèrcèllimit tè pallatit nè Lushnje, ku miliona pasuri e shqiptarève, "ngrohi" atmosferèn dimèrore nè qytet sepse zjarrfikèsja NUK KA SHKALLÈ,,duheshe njè lajm si ky, ku tuneli, mè nè fund na qènkèsh hapur. Rob i keq, ai qè mendon se duhet shpèrngulur vèmendja nga ata zjarrfikèsit pa shkallè !!!
Përgjigju