Hapet Unaza e Vogël, Veliaj: Punë
jo llafe,në dhjetor plani urbanistik

Hapet Unaza e Vogël, Veliaj: Punë<br />jo llafe,në dhjetor plani urbanistik
U hap sot segmenti i fundit i Unazës së Vogël në Tiranë, i cili pritet të lehtësojë trafikun në qendër të kryeqytetit.
 
Në përfundim të punimeve, ishte i pranishëm kryebashkiaku Veliaj, i cili theksoi se ky projekt është tregues i asaj ç’ka mund të jetë Shqipëria nëse punohet dhe bashkëpunohet.
 
Ky ka qenë një projekt për të cilin flitej prej 25 vitesh, me shpronësime, me ndërtesa që duheshin prishur, me pengesa burokratike, stërkëmbësha politikë, llafe e llogje.
 
Por, ky projekt mund të jetë edhe një metaforë e asaj ç’ka mund të bëhet Shqipëria, nëse punohet dhe bashkëpunohet.
 
Nëse fokusohemi te puna, atë që kemi bërë këtë vit në Tiranë, mund ta bëjmë kudo. Në qoftë se bashkia lejohet të punojë, e nëse nuk harxhojmë kohë me debate bosh apo duke i vënë stërkëmbësha njëri-tjetrit, puna ecën jashtëzakonisht mirë
” tha Veliaj.

[gallery]19924[/gallery]
 
Kryebashkiaku vlerësoi punën e kryer në këtë segment edhe gjatë ditëve të pushimit.
 
“Kjo është një tjetër rrugë me të gjitha standardet. Është një rrugë që ka hapësirë për makinat, 4 korsi, gjithashtu edhe 2 korsi për biçikletat, në secilën anë, dhe ka mjaftueshëm hapësirë për këmbësorët në trotuare.
 
Ka edhe një korsi të veçantë që vazhdon përgjatë gjithë Unazës së Vogël për personat e verbër, që të kenë mundësi të aksesojnë qytetin.
 
Ishte një operacion i suksesshëm edhe zhvendosja e nënstacionit elektrik, çka do të thotë se Tiranën, me pak dëshirë, vullnet të mirë e shumë punë, mund ta çojmë në drejtimin e duhur
” tha ai.
 
Veliaj theksoi se ky projekt nuk mbaron këtu, pasi do të vijojë puna me intensitet edhe për projektin e sheshit “Skënderbej”, ndërsa kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për vështirësitë e krijuara në një qytet si Tirana, që është gjithmonë në zhvillim.
 
Do të doja që në festat e tjera të nëntorit t’i kemi përfunduar të gjitha proceset, edhe pse pjesa kryesore e sheshit do të përfundojë në qershor. Mandej, fokusin do ta kemi te “Bulevardi i Ri”.
 
Dua të falenderoj të gjithë qytetarët e Tiranës për durimin. Në një qytet që shtohet me nga 20 mijë vetë çdo vit, përafërsisht 50 vetë në ditë që transferohen në Tiranë, gjithmonë do të ketë ngarkesë.
 
Gjithmonë do të ketë ngarkesë në trafik, në rrugë. Është vetëm çështje kulture që këtë shtesë të popullsisë që e kemi të destinuar çdo vit si qendër kryesore ekonomike, ta përballojmë me sa më shumë mirëkuptim
”, tha Veliaj.
 
Në këtë kuadër, kryetari i Bashkisë ftoi të gjithë qytetarët që të kufizojnë përdorimin e automjeteve dhe të përdorin mjetet alternative të transportit.
 
Gjithashtu në fund të prononcimit të tij, ai deklaroi se në muajin dhjetor do të dërgohet në Këshillin Bashkiak për miratim plani i ri urbanistik.
 
"Po punojmë që plani i ri urbanistik në dhjetor të kalojë në Këshillin Bashkiak, do të jetë për 100 vitet e ardhshme".
 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës