Është hapur në Shqipëri zyra e FAO, e cila pritet që të ketë ndikim të madh në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet sot bujqësia dhe zhvillimit rural në Shqipëri.
Gjatë një aktiviteti të realizuar ku u hap zyra e FAO pranë Ministrisë së Bujqësisë, nga Panariti është konsideruar si një mundëesi për mbështetje për Ministrinë në lidhje me reformat për integrimin në Bashkimin Europian;.
“Ajo do të koordinojë zhvillimin e sistemeve të informacionit bujqësor, si dhe disa projekte në bujqësi dhe fusha të tjera si ndryshimet klimatike, energjia e rinovueshme dhe përgatitjen e Strategjisë Ndërsektoriale të Zhvillimit Bujqësor dhe Rural 2014-2020”
Ministri Panariti prezantoi reformën e shërbimit ndaj fermerit nëpërmjet një dritare unike të shërbimit (One stop shop). Kjo platformë e re shërbimi do të integrojë asistencën financiare ndaj fermerit me këshillimin teknik.
“Hapja e kësaj zyre do të përshpejtojë proçesin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe kësaj organizate. Duhet të fillojmë sa më parë implementimin e disa projekteve që kemi gati.Do të fillojmë me projektin ambicioz që ka të bëjë me realizimin e statistikave bujqësore, i cili në vetvete ndërthur shumë aktivitete në sektorin e bujqësisë, por jo vetëm. Do të na ndihmojë në përgatitjen e sfidave në tregon rajonal e botëror.” tha Panariti.
Drejtori i Përgjithshëm i FAO, z Jose da Silva, falënderoi Ministrin Panariti për mikpritjen, angazhimin dhe këmbënguljen e tij për të hapur e para përfaqësinë e FAO-s në Ballkan pikërisht në Tiranë.
Kjo zyrë do të sjellë organizatën më pranë përfituesve direkt, si institucionet publike, botën akademike, shoqatat e fermerëve, bizneset bujqësore dhe agro-përpunuese.
Mbështetja e FAO, do të jetë jo vetëm në bujqësi, por dhe në fusha të tjera si mjedisi, energjia e rinovueshme, agro-turizmi.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO