Ata gjithashtu kanë rënë dakord të fusnin një ekip të përbashkët të hokejit të akullit pas bisedimeve në fshatin Panmunjom.
Këto janë bisedimet e para të nivelit të lartë midis dy Koreve në më shumë se dy vjet. Lojrat do të zhvillohen mes 9 dhe 27 shkurt në qytetin e Pyeongchang në Korenë e Jugut.
Japonia ka parë zhvillimet e fundit me dyshime, duke thënë se bota nuk duhet të verbohet nga ofensiva e fundit e Phenianit.
Bisedimet ndjekin përparimet e shpejta të kohëve të fundit në programet e armëve bërthamore dhe konvencionale të Koresë së Veriut.
Redakisa Online
A.Gj/Shqiptarja.com








