Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Europian (OSBE), ka dalë kundër nismës së shoqërisë civile e mbështetur nga dy deputetët Mesila Doda e Shpëtim Idrizi për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Sipas OSBE ky projektligji nuk përmbush standardet ndërkombëtare dhe kombëtare për çështjen e lustracionit.
Në një raport të OSBE theksohet se “Pas një shikimi të kujdesshëm të projektligjit, duket se paragrafët kyç lidhur me procedurën e lustracionit, projektligji ofron të njëjtat mjete dhe procedura si ligji nr. 10034, i datës 15/01/2009 “Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve”. Ky ligj, sidoqoftë, u shpall si antikushtetues dhe u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese me vendimin e shtatorit 2010”.
Më tej vijon OSBE “Dispozitat e projektligjit nuk përcaktojnë një afat kohor lidhur me kohëzgjatjen e masës së lustracionit. Kjo nuk është në përputhje me Udhëzimet e KiE-së.”
Sipas Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Europian projektligji nuk parashikon një mekanizëm të përshtatshëm, që vërteton fajin në baza individuale, ashtu siç rekomandohet nga Rezoluta e KiE-së.
OSBE thekson dispozitat e projektligjit lidhur me pozicionet e zgjedhura nuk janë në përputhje me Udhëzimet e KiE-së. OSBE thekson se projektligji i Qeverisë është një nga mënyrat për të trajtuar trashëgiminë e regjimit të mëparshëm totalitar.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com