Hapja e festivalit të përvitshëm
të demave në Pamplona

Hapja e festivalit të përvitshëm<br />të demave në Pamplona
Mijëra fansa janë mbledhur në sheshin kryesor të Pamplonas për të parë hedhjen tradicionale të fishekzjarres ‘El Chupinazo’, që sinjalizon nisjen e festivalit të përvitshëm të garës me dema. Formalisht aktiviteti njihet si Festivali i Shën Fermin-it, zgjat për nëntë ditë dhe gjatë zhvillimit të tij marrin pjesë mijëra persona të cilët vrapojnë të tmerruar në rrugët tradicionale të ndjekur nga dema të tërbuar, për t’u pasuar më pas në ndeshjet e përgjakshme me dema.

Pjesmarrësit, që janë turistë dhe banorë të zonës, vishen me bluza të bardha dhe pantallona të ngjyrosura me verë të kuqe si dhe me shaminë e kuqe tradicionale të lidhur rreth qafës.
Festivali u hap zyrtarisht nga Presidenti i Kryqit të Kuq në Pamplona, Mikel Martinez, i cili ju uroj mirëseardhjen turmës së pjesmarrësve para së të ndizte fishekzjarrin tradicional.

Çdo ditë në orën 8 të mëngjesit nga data 7 deri më 16 korrik mijëra njerëz vrapojnë nëpër rrugë të ndjekur nga gjashtë dema për një distancë prej 800 metrash deri në ringun e demave.
Festivali i Shën Ferminit është zhvilluar që në vitin 1591 dhe tërheq mijëra turistë nga e gjithë Europa e deri nga Australia dhe Amerika e largët.

Ky është festivali më i njohur Spanjoll dhe është popullarizur ndërkombëtarisht nga novela e vitit 1926 e Ernest Heminguej, “Dhe dielli lind përsëri”.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit