Hapja e garës për rrugën Milot-Fier, Tabaku: Kushton 7 herë më shumë se autostrada Kroaci-Bosnje

Hapja e garës për rrugën Milot-Fier, Tabaku: Kushton 7 herë më shumë se autostrada Kroaci-Bosnje

Jorida Tabaku

Pas shpalljes së garës së koncesionit të rrugës Milot-Fier, ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku thotë se në fund të mandatit Edi Rama po projekton dhe vjedhjen e fundit. Ajo thotë se kostoja e rrugës prej 1.2 mld eurosh është 7 herë më shumë se autostrada qe lidh Kroacinë me Bosnje Hercegovinën, e financuar nga BE me një kosto, prej 1.29 mln euro për 1 km. Tabaku thekson se shqiptarët janë sot në mes të një krize ekonomike, ku parashikimi i BERZH është se Shqipëria do të ketë një rënie ekonomike prej 9% të PBB.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

Si një bandë në ikje, në fund të mandatit Edi Rama po projekton dhe vjedhjen e fundit siç ka qenë dhe bilanci i punës së tij në këto 7 vjet. Sot, përmes show-t me të cilin kërkon edhe të mbulojë dështimin e tij dhe futjen e vendit në krizën më të rëndë të 20 viteve të fundit, shpalosi projektin e Rrugës Milot-Fier. Ndonese në një terren fushor dhe që piketon një distancë 136 km përmes të cilës qeveria pretendon të shkurtojë kohën nga 120 minuta në 75 minuta do të ketë koston e 1.2 mld eurove. Autostrada qe lidh Kroacinë me Bosnje Hercegovinën, e financuar nga BE ka një kosto, prej 1.29 mln euro për 1 km një shifër 7 herë më e ulët se sa kostoja e PPP-së për rrugën Milot-Fier. Ironikisht, rruga e Kombit për të cilën kryeministri Rama ishte kundër dhe e anatemoj vazhdimisht e gjatë 114 km dhe ka shkurtuar një distancë prej 8 orësh në afro 2 orë, përshkon një terren malor, ka tunele, ura e përforcime të tjera ka pasur një kosto prej 1.38 mld eurosh. Bilanci i tij për ndërtim rrugësh dhe investime në infrastrukturë është inekzistent. Sot, ai ka shpalosur një projekt grabitqar por që ia kalon të gjitha grabitjeve të mëparshme. Edi Rama do të mbahet mend si i vetmi kryeministër që ka hapur tendera e ka dhënë koncesione por kurrë nuk i ka zbatuar ato. Do të mbahet mend si Kryeministri i projekteve te florinjta pasi vetëm rrugë nuk mund të quhet ajo listë dëshirash që janë duke tenderuar. Kjo sjellje kriminale ka një efekt të jashtëzakonshëm në buxhetin e shtetit dhe në borxhin publik kur deri më sot kontratat e lidhura shkojnë në një vlerë prej 13% e PBB.

Dallimi është më se i qartë për të gjithë. Shqiptarët janë sot në mes të një krize ekonomike, parashikimi i BERZH është se Shqipëria do të ketë një rënie ekonomike prej 9% të PBB. Një vit më parë në Poznan të Polonisë u prezantua ndër të tjera dhe projekti i financuar nga BE që do të lidhë Mesdheun dhe Adriatikun plus Jonin me një autostradë. Sipas këtij projekti të madh segmenti që lidh Kroacinë me Bosnjen prej 333 km do të kushtojë 430 mln euro. Kostoja e 1 km rrugë sipas standardeve të BE është 1.29 mln euro një shifër 7 herë më e ulët se sa kostoja e PPP-së për rrugën Milot-Fier. Premtimi ynë mbetet i njëjtë; rishikimi i çdo koncesioni dhe ppp si dhe platforma antimafia dhe antikorrupsion. Le t'i ofrojmë shqiptarëve investime reale që krijojnë vende pune e i japin frymë ekonomisë, mjaft më me fasada.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 02/07/2020 06:33

    Doli neperka e shqupit tabakhonja per te hedhur helm kobre mbi kete veper gjigande te Edi Rames.

    Përgjigju
  • dada: 01/07/2020 23:14

    filluan keta te bejn llogarite qe qeveria mos bej gje. te behet Me PPP se ta gezojne ky brezes dhe brezi ardhshen te gjithe brezat te paguaj borxhin

    Përgjigju
  • Babale: 01/07/2020 22:03

    Babake Tabaku... By... Bardhaku

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 01/07/2020 21:47

    Idiote

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)