Komisioneri për Zgjerimin në BE Olivér Várhelyi kërkon që të miratohet sa më shpejt drafti konsensual i 5 qershorit për reformën zgjedhore, ndërsa sa i përket ndryshimeve kushtetuese për sistemin, ai kërkon që të mos ndryshohen një vit para zgjedhjeve.
“Është e rëndësishme që reforma e dakordësuar me 5 qershor të adoptohet nga Parlamenti sa më shpejt në sesionin aktual, me qëllim që të mundësojë zbatimin e ndryshimeve të reja përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm.
Bazuar mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR ajo adreson një nga rekomandimet kyçe për nisjen e negociatave të anëtarësimit. Reforma të tjera që lidhen me sistemin zgjedhor, jashtë rekomandimeve të OSBE/ODIHR duhet të miratohen jo më pak se një vit para zgjedhjeve dhe për to nevojiten konsultimet e duhura, siç rekomandon OSBE”-shkruan Varhelyi në reagimin e tij.
Por Edi Rama kishte një përgjigje për këtë. Duke iu përgjigjur Olivér Várhelyi, Rama tha se me këtë logjikë i bie të mos votohet as ndryshimi në Kod, referuar draftit të 5 qershorit se është një vit para zgjedhjeve. "Jemi një vit, kemi edhe një sezon tjetër politik. Nëse flasim me këtë logjikë i bie që mos votojmë asgjë. këtu hyn qoftë kushtetuta qoftë kodi. Mirëkuptoj shqetësimin, adresimi i shqetësimit është korrekt nga ana e të gjithë miqve.
Po kaq korrektë është edhe përgjigja e PS, marrëveshja e 5 qershorit nuk preket. nëse ne miratojmë kodin dhe do dalë një pikë, një kërkesë për të cilën kemi rënë dakord që mungon apo është tjetërsuar, atëherë le të na e thonë. Nuk mund të ndalohet Kuvendi, PS apo deputetët që të shkojnë përtej asaj kornize dhe për cfarë? Jo për të bërë Ramën mbret, por për ti dhënë qytetarëve më shumë pushtet në zgjedhje" tha ai.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
41.7%
-
I keq
20.8%
-
As i mirë as i keq
37.5%
Vota total: 24
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)
23 Dhjetor, 13:07
E shihni pra kush esht eu pu....dhe kush esht edi RAMA
PërgjigjuHe politikanet europiane si ku... t ngriva shkriva ne njeren krah beni zgjedhoren ne anen tjeter nuk ka kohe per mirati si puna e kushteve qe si asnje vendi tjeter I jane vene Shqiperise per te hapur meander deren e halese Europe.
Përgjigju