Hapja e negociatave,Klajda Gjosha:
Kemi kërkuar rekomandimin pozitiv

Hapja e negociatave,Klajda Gjosha:<br />Kemi kërkuar rekomandimin pozitiv
Ministrja e Integrimit Gjosha në konferencën “Shqipëria në procesin e Berlinit” deklaroi se perspektiva e zgjerimit, përmes procesit të Berlinit  i shërben jo vetëm rajonit, por gjithë Europës.
 
Sot pas dy vitesh, besoj jemi të gjithë në një mendje se nuk mund të kishte gjetje më të mirë për të afruar vendet tona, për të krijuar lidhje të ngushta mes tyre, duke ofruar mbështetje politike dhe financiare mbi mjaft projekte ndërlidhëse në fushën e infrastrukturës, energjisë, tregtisë, punësimit dhe rinisë”,tha Ministrja Gjosha.
 
Ministrja, nënvizoi se për shkak të rolit të Shqipërisë si shtyllë stabiliteti në rajon, angazhimi është maksimal për të hequr e çdo barriere duke mundësuar,  një bashkëpunimin efikas rajonal si dhe afrim të plotë me BE-në.
 
Sigurisht, që është prezent shqetësimi i gjithë rajonit pas daljes se Britanisë nga BE, se zgjerimi mund të konceptohet si një çështje dytësore, apo se rajoni ynë mund të lihet i veçuar, apo se referendume të tjera do të kufizonin edhe më shumë kapacitetin e BE-së”, u shpreh Ministrja.
 
Në këtë kontekst, Ministrja Gjosha, duke vlerësuar mbështetjen reale që po i jepet vendeve të rajonit, për një integrim më të shpejtë, shprehu besimin   se perspektiva e zgjerimit, përmes procesit të Berlinit është një përgjigje e qartë që i shërben jo vetëm Ballkanit Perëndimor, por gjithë Europës.
 
Ministrja Gjosha deklaroi se reforma në drejtësi është thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë dhe se kemi kërkuar rekomandimin pozitiv.
 
Rëndësia e saj për shkak të ndikimit mbi sundimin e ligjit, në ekonomi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është thelbësore për të ardhmen e vendit tonë.
 
Është kushti kryesor edhe për prioritetin më madhor që ne kemi: procesin e integrimit
”, tha Ministrja.
 
Ministrja Gjosha u shpreh se Shqipëria ka  kërkuar marrjen e një rekomandimi pozitiv si  një premtim që duhet mbajtur nga Komisioni Europian për shqiptarët.
 
Ne besojmë se ky reflektim në raportin e radhës, do të jetë një  tjetër shtysë për zbatimin e të gjitha reformave që i shërbejnë të ardhmes sonë europiane. Gjithçka e iniciuar në Berlin është vendimtare për Shqipërinë e gjithë  rajonin tonë pikërisht për shkak të këtyre proceseve shtet-ndërtuese”,tha Ministrja Gjosha.
 
Ministrja shtoi se  projektet infrastrukturore të përbashkëta , të nisura në Berlin e Vjenë,  të konkretizuara në Samitin e Parisit, kanë impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve dhe transformimin e rajonit.
 
Shqipëria, ka qenë pararendëse në këtë proces, duke përfituar jo vetëm miratimin dhe financimin e projekteve infrastrukturore por edhe nëpërmjet dy nismave më të fundit rajonale të cilat do të kenë selinë e tyre në Tiranë. Bëhet fjalë për  Fondin e Ballkanit Perëndimor dhe Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor”,tha Ministrja.
 
Ministrja u shpreh se Samiti i fundit në Paris, tregoi se është në dorën tonë të krijojmë rrethanat dhe instrumentet e suksesit  në rajon.
 
Unë besoj se vijimësia e procesit të Berlinit, si një forcë transformuese do të jetë e garantuar. Ne të gjithë bashkë do ta bëjmë të mundur këtë për ti dhënë projektit europian më shumë besim si dhe vendeve tona më shumë zhvillim”,tha Ministrja Gjosha.
 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari