Shqipëria mori sot lajmin e mirë se Komisioni Europian çeli bisedimet zyrtarisht për anëtarësim në BE.

Në mes të këtyre zhvillimeve, presidenti i vendit, Ilir Meta ka zgjedhur të japë një mesazh duke përdorur një shprehje të Konrad Adenauer: “Të gjithë jetojmë nën një qiell, por nuk shohim të njëjtin horizont”.

Nisur nga kjo shprehje, presidenti thekson se shqiptarët nuk duhet të shpërdorojnë më kohën që të arrijnë objektivin e përbashkët.

Statusi i plotë:

Konrad Adenauer thoshte: “Të gjithë jetojmë nën një qiell, por nuk shohim të njëjtin horizont”.
Vendimi i fundit i Bashkimit Europian na tregon roadmap e qartë për të arritur objektivin e përbashkët pa shpërdoruar më tej kohën e cila vrapon.