Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar pas hapjes së disa disa ambienteve të shkollave nga anëtarët e KZAZ-ve për të futur materialet në qendrat e votimeve. Ademi që u vendosi kyçin këtyre institucioneve, thotë se pas veprimeve te fundit të hapjes së këtyre institucioneve me 'thyerje e dëmtim' po njoftohen institucionet vendase dhe të huaja, si OSBE-ODIHR.
'E indinjuar për mosrespektimin e urdhrit tim në lidhje me ambientet publike në pronësi të Bashkisë Shkodër nga KQZ-ja, urdhër i bazuar në Kushtetutë, Dekretin e Presidentit të Republikës, Ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”. Në cilësinë e kryetares së Bashkisë së Shkodrës, denoncoj publikisht ndërhyrjen e jashtëligjshme në institucionet në pronësi të qeverisjes vendore nga ana e Policisë së Shtetit. Këto veprime të pastra diktatorialo-politike, për hapjen e dhunshme me thyerje e dëmtim të institucioneve publike, po dhunojnë haptas dhe ditën për diell vlerat demokratike.
Gjithashtu janë duke njollosur të drejtën e votës së lirë, të pa manipuluar, të barabartë apo të blerë nga mafia. Ne po monitorojmë dhe dokumentojmë hap pas hapi të gjitha këto akte të pakuptueshme ndaj pronave të qeverisjes vendore dhe po informojmë institucionet vendase dhe të huaja, si OSBE-ODIHR. Ne kemi qenë, jemi dhe do të vazhdojmë të punojmë e lufftojmë për një Shqipëri brenda familjes Europiane, e cila dinjitetin dhe lirinë e personit njerëzor i vlerëson shtylla të zhvillimit' shkruan Voltana Ademi.
Lajmi kryesor:
Gati për votime! Materialet zgjedhore u shpërndanë në të gjithë vendin me përjashtim të disa zonave në Shkodër
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
66.3%
-
Të gabuar
23.2%
-
Nuk kam mendim
10.5%
Vota total: 1859
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Plumbi i Artë 2'/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për masën e parë të arrestit shtëpiak
15 Janar, 14:48
-
Moti i keq/ Veriu e juglindja në ‘pushtetin’ e borës! Izolohet Dibra, rruga e Arbrit e pakalueshme! Probleme me energjinë, pezullohet mësimi në 77 shkolla
13 Janar, 22:05
-
Disiplina ‘masakron’ Laçin, presidenti i kurbinasve 15 ndeshje larg stadiumeve! E pësojnë AF Elbasani e Bylis
13 Janar, 20:50
-
Moti i keq/ Disa zona në Librazhd pa energji elektrike
13 Janar, 10:58
-
Bllokohet tuneli i Krrabës nga Tirana për në Elbasan, shkak dëbora dhe akulli në rrugë! (VIDEO)
12 Janar, 20:56
-
Bie numri i lindjeve në Fier e Elbasan
12 Janar, 16:16
-
Reportazhi/ 'Mullinjtë e vajit në Peqin', Ulliri si kulturë qindra vjeçare
12 Janar, 14:11
-
'Mullinjtë e vajit në Peqin', reportazhi i 'Veri Jug' në Report Tv
12 Janar, 13:04
-
Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar
11 Janar, 17:49
-
Elbasan/ Kishte përshtatur lokalin për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet pronari dhe 3 persona të tjerë
11 Janar, 14:13
-
Rijetëzimi i Kalasë së Elbasanit, nënshkruhet marrëveshja! Rama: Më shumë vizitorë, 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj
11 Janar, 10:43