Sigurimi i hapjes së shpejtë të negociatave, do të jetë një prej prioriteteve kryesore të Ministrisë së Integrimit për vitin 2015.
Pas marrjes së statusit të vendit kandidat, Shqipëria dhe Qeveria e saj ndodhen para sfidave të rëndësishme, që njëkohësisht përbëjnë edhe objektivat kryesore të Ministrisë së Integrimit Evropian në vitin 2015 dhe në vazhdim.
Por përveç sigurimit të hapjes së shpejtë të negociatave, Ministria e Integrimit Evropian në punën e saj gjate vitt të rdhshëm do të ketë si prioirtet edhe organizimin dhe përgatitjen e këtij procesi, ngritjen dhe përshtatjen e strukturave përgjegjëse për këtë proces, si dhe vetë-koordinimin e negociatave.
Në shërbim të arritjes së këtyre objektivave, projektbuxheti i MIE për vitin 2015 siguron vazhdimësinë e koordinimit dhe monitorimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe veçanërisht, plotësimin e proceseve të rëndësishme si: hartimi dhe monitorimi i Planit Kombëtar për Integrimin Europian, si instrumenti kryesor i qeverisë shqiptare në procesin e integrimit europian; raportimi mbi progresin e arritur tek shërbimet e Komisionit Europian; koordinimi i takimeve të institucioneve të përbashkëta Shqipëri-Bashkimi Europian ngritur në kuadër të MSA-së; planifikimi dhe monitorimi i asistencës së Bashkimit Europian bazuar në programimin sektorial dhe menaxhimin e decentralizuar të kësaj asistence.
Për më tepër, MIE është angazhuar në shërbim të procesit të integrimit evropian të vendit edhe përmes informimit të shoqërisë civile, rinisë, botës akademike, grupeve të interesit dhe aktorëve të tjerë shoqërorë, mbi proceset e integrimit evropian të Shqipërisë dhe njohja e tyre me fazat e ndryshme të këtij procesi.
Gjithashtu, hapja e negociatave, procesi i integrimit dhe anëtarësimit, kërkojne përafrimin e plotë të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian.
Duke pasur parasysh përshpejtimin e arritur në këtë proces dhe pritshmërinë e mëtejshme në këtë fushë, realizimi i këtij objektivi merr një shtytje të re me projektbuxhetin e vitit 2015.
ATSH
/Shqiptarja.com