Haradinaj: Dihet epilogu, qeveria
krijohet nga AAK-LDK-Nisma

Haradinaj: Dihet epilogu, qeveria<br />krijohet nga AAK-LDK-Nisma
PRISHTINE- Mandatari i bllokut politik, Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni është duke bërë përpjejke që vendi të marrë drejtim tjetër.

Ai ka thënë në "KTV" se dihet epoligu, qeverinë e krijon koalicioni.

“Jemi duke bërë përpjkekje që me çdo kusht, vendi të marrë drejtim tjetër. PDK nuk e ka shumicën e deputetëve në Kuvend. Meqenëse pakicat janë deklaruar se do të rreshtohen tek ata që e kanë shumicën, atëherë dihet epilogu. Mendojmë se edhe Gjykata Kushtetuese do të relfkeonte nga ky realitet i krijuar në vend”, ka thënë Haradinaj.
 

Haradinaj: Dialogu nuk do të ndalet por do t’i ndryshohet kualiteti

Haradinaj ka thënë se kualiteti i dialogut dhe privatizmit do të ndryshohet.

“Nuk guxojmë të shkojmë me kualitetin e njëjtë, as të dialogut, as të privatizimit.

Nuk besoj se Vetëvendosje do të kërkojë ndaljen e dialogut dhe privatizmit por do të kërkojë që të jetë një kualitet tjetër”, ka thënë ai. 
 

Haradinaj: Konsultat mes partive nuk kanë nisur vetëm pas zgjedhjeve

Ai ka thënë se konsultat në mes të partive politike nuk kanë ndodhur vetëm pas shpallljes së rezultateve zgjedhore.

Ka thënë se kanë pasur vazhdimisht komunikime.

“Ndoshta kanë besuar se mund të jem kryetar qeverie adekuat. Opozita ka mundur të bëj front edhe në rrethana të tjera. Ne jemi 63 deputetë shqiptarë. Asnjëherë nuk kam fshehur në ato që kam besuar, kam bërë një politikë bukur origjinale.

Kemi pasur konsulta parazgjedhore, pas zgjedhore. Të gjithë kësaj ngjarjeje i kanë paraparirë komunikimet e vazhdueshme. Kam qenë në komunikim të rregullt me z. Jakup Krasniqi non-stop”, ka thënë Haradinaj.

Marrë nga "Express"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë