Haradinaj: I pakuptueshëm hezitimi
i opozitës për rrëzimin e qeverisë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se nuk duke i kuptuar partitë e tjera opozitare të cilat hezitojnë që ta dërgojnë vendin në zgjedhje sa më shpejt që është e mundur.
PRISHTINE- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se nuk duke i kuptuar partitë e tjera opozitare të cilat hezitojnë që ta dërgojnë vendin në zgjedhje sa më shpejt që është e mundur.
“Është i pakuptimtë qëndrimi i subjekteve që kërkojnë zgjedhje në muajin qershor, ndërkohë sipas tij edhe sikur zgjedhjet të organizohen në prill, për të cilin afat është duke u angazhuar AAK-ja, në të dyja rastet, zgjedhjet janë të parakohshme. Nuk e di pse të humbet koha”, ka thënë ai pas një takimi që kishte me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përsëriti qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje, kundër qeverisjes aktuale të Kosovës.
Ndërkaq situatën e tanishme në vend, i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti e sheh si diçka që duhet të diskutohen në mes të gjithë atyre, të cilët, sipas tij, janë të interesuar që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.
“Qëndrimi im është i njëjtë me qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje që prej vitit 2011 kërkon dorëheqjen e kësaj qeverie. Ne e kemi dhënë shumor herë edhe një ditë shumë e kësaj qeverie është një ditë më shumë dëm për Kosovën. Por, po e them mënyrat e përfundimit të kësaj qeverie mbeten të diskutohen në mes të subjekteve politike . Mendoj se këto janë gjanat që duhet të diskutohen në mes të gjithë atyre, të cilët janë të interesuar që vendi të shkojë në zgjedhje të reja, të ketë mandat të ri për qeverisje të re”, shprehet Ahmeti.
Hardinaj është kryetari i parë i një subjekti politik që viziton kryetarin e Prishtinës, përkundër që diskutimet nuk kapën vetëm rrafshin lokal të qeverisjes. Përveç kësaj çështje, thonë se kanë diskutuar edhe për infrastrukturën dhe situatën e punësimit në kryeqytet.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.4%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2265
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nxitimi mund t'ju çojë në gabime... çfarë kanë rezervuar yjet për sot
30 Janar, 07:14
-
Mero Baze: Ditën imiton Trumpin, natën ëndërron Ramën
30 Janar, 07:01
-
Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë
29 Janar, 23:01
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)
29 Janar, 22:54
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Punimet te 'Sheshi Shqiponja', Lumi i Tiranës, qeveria jep 103 milionë lekë për shpronësimet! Fonde dhe për pronarët e prekur nga rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Orikum e 3 projekte të tjera
29 Janar, 22:14
-
Vuçiç fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë
29 Janar, 22:12