Haradinaj: Isa Mustafa ordiner!
Kryeministri: Do t'ia kthej njësoj 

Haradinaj: Isa Mustafa ordiner!<br />Kryeministri: Do t'ia kthej njësoj 
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar deklaratave të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Ky i fundit e ka quajtur Mustafën rrencë ordiner.

Megjithatë, kreu i ekzekutivit të Kosovës dhe njëherësh i LDK-së ka reaguar butësisht ndaj deklaratës së Haradinaj. “Nuk dëshiroj të komunikoj me një gjuhë të degraduar, sepse ne liderët nuk jemi të vetëm. Janë qytetarët, fëmijët, gratë e burrat, vendorët e ndërkombëtarët ata e ato që na përcjellin dhe na vështrojnë. Nuk është në nivelin e as në traditën e atyre që përfaqësojnë kulla e trimëri, që të ofendojnë. Sepse, kurrë këto të dyja nuk kanë shkuar bashkë. Ose ata që ofendojnë duhet të tregojnë se kanë hequr dorë nga tradita e tyre. Kjo vlen edhe për z. Ramush Haradinaj. Ai mund të pretendoj të jetë një lider duke ofenduar, por nuk mund të jetë i respektuar me gjuhën që po e përdorë. Mua më vjen keq. Më vjen keq nëse duhet që një ditë t’ia kthej me të njëjtën gjuhë ose me një gjuhë edhe më të keqe por gjithsesi argumentuese!”, ka shkruar Isa Mustafa në rrjetin social Facebook.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023