Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka kërkuar lirim nga aktakuza si dhe kërkim falje nga ana e Prokurorisë Speciale në Hagë. Teksa ka folur para Panelit të Apelit, Haradinaj ka thënë se ai dhe Hysni Gucati kanë sinjalizuar për rrjedhje të dokumenteve që pretendohet të jenë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar derisa ka kërkuar zbardhje të tërësishme të rastit për arritjen e tyre në zyrat e organizatës.
Ai ka kërkuar që asgjë në këtë çështje të mos mbetet mister por të sqarohet se si rrodhën dokumentet, kush e nxori dokumentacionin dhe kush i dërgoi ato në zyrat e organizatës.
“Zotëri Holing (prokuror), nëse jeni i sinqertë e pranoni që eprori juaj Whiting pak më parë tha një gënjeshtër të madhe, që nuk ka pikëpyetje, këtu ka shumë pikëpyetje e disa pika habitore. Ne duam patjetër të zbardhet këtu sepse kur të zbardhen ne personalisht nuk na lidhë asgjë me kryesit e kësaj vepre, andaj ne duhet të lirohemi tërësisht nga aktakuza dhe prokurori të kërkojë falje për sjelljet abuzive, poshtëruese, të pamoralshme dhe të pajustifikuara në baza juridike e njerëzore”, ka thënë Haradinaj.
Sipas Haradinajt, puna e Prokurorisë Speciale kishte qenë joprofesionale dhe gjithashtu kishte pasur njëanshmëri në hetimet e kryera.
“Fuqishëm besoj se ne kemi kryer detyrën më të devotshme si qytetar të Kosovës, në aspektin e interesit publik, por edhe të atij ndërkombëtar ku duke sinjalizuar për rrjedhjet e pakuptimta nga kjo prokuroi e ku pos mediave ne kemi informuar edhe zyrat e ZPS-së dhe hetuesit e tyre në Kosovë duke e ruajtur edhe një kopje për ta, ZPS i dha vetës afat 24 orësh për të marrë atë material sepse nuk u ngutej t’i merrnim më herët”, ka thënë ai.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.5%
-
Të gabuar
24.7%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4238
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokati i familjes së 30-vjeçares flet për Report Tv: Ju them me përgjegjësi të plotë, ajo u vra nga bashkëshorti
17 Janar, 21:52
-
Ardhja e Trump dhe ndikimi në Ballkan/ Ish-diplomati: Takimi me Putin do ripërcaktojë gjeo-politikën në Europë! Eksperti: Politika amerikane nuk ndryshon
17 Janar, 19:15
-
Kosovë, gjobiten 3 parti për gjuhë urrejtjeje dhe denigruese! Ja sa do paguajnë LDK, AAK dhe LDK
17 Janar, 12:56
-
Kosovë/ Edhe sa mund ta shpërfillë Kurti Prokurorinë Speciale?
17 Janar, 10:30
-
Zyrtare/ E shkarkuan nga Besa e Kavajës, Mirel Josa rikthehet në Kosovë! Firmos në Ligën e Parë
16 Janar, 15:30
-
Kosovë/ SHBA lejon blerjen e helikopterëve ‘Black Hawk’ për FSK-në, Arben Fetoshi: Arritja më e madhe për vendin dhe mesazh i qartë për Serbinë
16 Janar, 14:16
-
Kosovë, gjoba për gjuhën denigruese në fushatë/ I thanë Kurtit, Hitler! LDK gjobitet me 20 mijë euro, 3 mijë për replikën e Kryeministrit 'LËDËKYHI'
16 Janar, 12:55
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Kosova mbyll institucionet paralele serbe në 10 komuna, Ambasada e SHBA-së: Në kundërshtim me këshillat tona, mund të minohet e ardhmja euro-atlantike
15 Janar, 15:46
-
Kosovë/ Vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe 3 personave të tjerë
15 Janar, 10:53
-
Takimi i parë në Bruksel i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për të pagjeturit
15 Janar, 09:40
-
Kosova mbyll institucionet paralele serbe në 10 komuna! Petkoviç braktis takimin në Bruksel
15 Janar, 09:33