PRISHTINË, 18 Dhjetor/ATSH/.- Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkon me ngulm që çdo ministri të mos ketë më shumë se një zëvendësministër.
Sipas KosovaPress, një kërkesë të tillë ai e ka bërë përmes llogarisë në rrjetin social "Facebook", duke shkruar se PDK-LDK po e rrisin luksin qeveritar.
"Në kohën kur qytetarët po ikin nga Kosova dhe në kohën kur punëtorëve të Kosovës po i'u konfirmohet se premtimi për rritje të pagave prej 25 % ishte mashtrim, koalicioni PDK-LDK po e rrit luksin qeveritar dhe shpenzimet për akomodim të klientelizmit partiak", ka shkruar Haradinaj./m.m/










