Haradinaj: Kjo është thirrja e ime e fundit për Kurtin, kalo në anën e duhur sa je në kohë, po izolon Kosovën

Haradinaj: Kjo është thirrja e ime e fundit për Kurtin, kalo në anën e duhur sa je në kohë, po izolon Kosovën

Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili kritikon gjithmonë Albin Kurtin për qëndrimet që mban në raport me aleatët ndërkombëtarë, ka një thirrje të fundit për të. Në një postim në Facebook, Haradinaj i bën thirrje Kurtit që të kalojë në anën e duhur sa është ende në kohë.

Ai thotë se Kurti dhe Osmani duhet të rreshtohen në anën e aleatëve ndërkombëtarëve dhe të insistojnë për marrëveshjen për njohjen reciproke me Serbinë.

Kreu i AAK-së thotë se Kosova po kalon momentin më të vështirë, dhe Kurti as nuk e kupton rrezikun që paraqet izolimi nga aleatët perëndimorë.

“Kosova po kalon momente të vështira, për shkak të kryeneçësisë së Kryeministrit dhe pavendosmërisë së Presidentes! Kosova po kalon momente vendimtare e as ata e as ndjekësit e tyre, nuk janë duke e kuptuar rrezikun që paraqet izolimi nga aleatët perëndimorë dhe veprimet që janë përmbysje e gjithë asaj që është arritur deri më sot’, ka shkruar Haradinaj.

Hezitimi që të pranohen sugjerimet e partnerëve tanë strategjikë, posaçërisht ShBA-së, në një situatë kaq vendimtare, mund të kenë pasoja të rënda për vendin. Kryeministri e ka momentin e fundit të heqë dorë nga kursi i mosveprimit e të kalojë në anën e duhur. Vetëm kështu, e të koordinuar me Amerikën dhe BE-në, fitohet beteja e finale me Serbinë. Është thirrja ime e fundit që Kryeministri dhe Presidentja të rreshtohen me aleatët dhe ta mbyllim njëherë e përgjithmonë marrëveshjen me njohje reciproke me Serbinë. Mos e përjashtoni veten nga ky proces, ka shkruar ai.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aliu: 09/06/2023 22:36

    Ne vend qe te mbeshtesni kurtin per ceshtjen kombetare ju keni mendjen per te perfituar pushtet ne kete moment. Turp!! Seshte politike kjo por tradheti ndaj vendit

    Përgjigju
  • Bane: 09/06/2023 21:10

    Ramusho, kam rrespekt per ty, por lere kete pune njehere. Sa merresh ti tregosh njeriu se si te veproje, shpjego icike pse u dha gjithe ajo toke malit te zi dhe pse nuk e denon terrorizmen serb? Ti e di mre jahu qe Vucici eshte ne telashe dhe serbia eshte ne krize. Vucici me ndohme te Rames, perpiqet te arrije nje fitore te shpejte, ne veri behet fjale, qe te dale para shkiejve dhe te thote fitova. Keshtu kap edhe ca vjet pushtet dhe i shoeton burgut, per momentin. Duke i dhene veriun apo kete asociacionin a cfare quhet, i jepet fitorja. S’eahte ne i teresin tone qe te fitoje vucicua, sepse do terheqi kemben zvarre me Ramcharin tone dhe Sali isistin! Keshtu qe, merru icike me shpjegimin pse i dhe malit te zi gjithe ate toke!

    Përgjigju
    • tbc: 09/06/2023 22:52

      Ramushi shoku like floririt kacak hajdut trim mbi trimat. Kurti eshte planet tjeter dhe fat per kosoven qe ka keshtu burrash ende.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Të gjithë le ta marrin një diplomë', Berisha kërkon t'i kthejë Universitetet 'han pa porta'

'Të gjithë le ta marrin një diplomë', Berisha kërkon t'i kthejë Universitetet 'han pa porta'