Haradinaj konfirmon fillimin e punës së Mekanizmit për Asociacionin

Haradinaj konfirmon fillimin e punës së Mekanizmit për Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj konfirmon fillimin e asociacionit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka njoftuar kabinetin e tij rreth fillimit të punës së Mekanizmit Drejtues për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Puna kryesore aktualisht, u tha se do të jetë hartimi i statutit të Asociacionit.

Kryeministri Haradinaj tha se janë tri ekipe që do të angazhohen, ku bëjnë pjesë Komiteti zbatues, Ekipi menaxhues dhe Ekipi nacional konsultativ. Po ashtu, puna e këtyre ekipeve do të mbështetet edhe nga ekspertë të OSBE-së. Haradinaj  po ashtu tha se drafti apo statuti që do të hartohet do t’i dërgohet për vendim final Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e cila do të bëj vlerësimin e kushtetutshmërisë së tij.

Themelimi i Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe është produkt i marrëveshjeve të Brukselit, të arritura në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me lehtësimin e Bashkimit Evropian. Prishtina zyrtare e sheh këtë organ si një Asociacion me kompetenca jo ekzekutive. Përderisa Beogradi zyrtar dhe përfaqësuesit e serbëve në Kosovë, pretendojnë se Asociacioni apo siç e quajnë Bashkësia e komunave serbe, të ketë edhe kompetenca ekzekutive. 

Bashkimi Evropian në anën tjetër ka përshëndetur nismat për themelimin e Asociacionit duke pritur që brenda katër muajve, ky organ do të themelohet dhe do të funksionojë mbi bazën e ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës./REL/

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli: Hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli: Hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë