Haradinaj: Kurti dhe e gjithë klika e tij janë kriminelë

KOSOVË - “Kriminelët kthehen në vendin e krimit shpesh sepse nuk janë ndëshkuar. Kurti dhe e gjithë klika e tij që kanë ndëshkuar kompaninë amerikane “Contour Global”, janë kriminelë. E pse kthehen këta në vendin e krimit dhe sa ishin të shpejtë me i pagua ato 21 milionë euro të rimbursimit, po se është projekt i tyre. Kurti e gjuan gurin e vjedh popullin e Kosovës”.

Kështu, ka deklaruar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media.

Ai, ka thënë se Kosova në tre vitet e fundit ka blerë rreth 500 milionë euro rrymë të shtrenjtë dhe ia ka faturuar qytetarëve të Kosovës duka ua rritur çmimin e energjisë elektrike dy herë.

Haradinaj: Kosova në tri vitet e fundit Kosova ka blerë rrymë rreth 500 milionë euro

“ Investimi i “Contour Global”, prej 1.3 miliardë dollarë, ka qenë investimi më i madh i paraparë e i kontraktuar në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës...Termocentrali i ri “Kosova e Re”, prej 500 megavateve, do ti jepte Kosovës stabilitet dhe pavarësi të përhershme energjetike me çmime shumë më të ulëta sesa këto që janë në treg pas vitit 2021... Kosova, do të fitonte qindra miliona euro për shkak se çmimi i megavatëve të prodhuar në Kosovë do të ishte shumë më i lirë sesa çmimi i megavatëve në tregjet globale. Kosova do të shiste energji, do të fitonte qindra miliona euro. Me dështimin e këtij projekti, Kosova ndër vite, në tre vitet që shkuan ka blerë rreth 500 milionë euro rrymë të shtrenjtë dhe atë ia ka faturuar qytetarëve të Kosovës, duke ua rritë çmimin, pra Qeveria Kurti dy herë.”, ka thënë Haradinaj.

Ramush Haradinaj, derisa ka folur për rritjen e çmimit të energjisë për siç ka thënë ai nga “Qeveria Kurti”, ka përmendur edhe ambasadorin Martin Berishaj.

Sipas Haradinajt, Kosova vazhdon të mbetet e varur për energji nga ajo që prodhohet në Stanari të Bosnjës por edhe furnitorëve të tjerë duke përfshirë edhe GEN-in.

Haradinaj: Kosova vazhdon të mbetet e varur për energji nga furnitorët tjerë

“Në vitin 2016 u lëshua në prodhim në Stanari të Bosnjës termoelektrana Hamoviq, kompania EFT e pronarit Vuk Hamoviq është partnere në biznes me GEN-in serb dhe GEN-i serb është i njohur si partner për furnizim me energji për ambasadorin tonë që ende është ambasador Martin Berishaj e i cili është donator i Vetëvendosjes në zgjedhje. Edhe sot e kësaj dite Kosova vazhdon të mbetet e varur nga energjia e Stanarit por edhe furnitorëve tjerë edhe GEN-it dhe vazhdon me ble energji prej tyre edhe pse ka ndodhë pavarësimi energjetik pas katër viteve tash të Qeverisë Kurti ende e paguajmë energjinë e humbur në veri dhe suksesi më i madh ekonomik dhe jo vetëm ekonomik edhe gjeopolitik, edhe i sigurisë mbane në mend prej Serbisë dhe Rusisë është pikërisht dështimi i investimit në energji të termocentralit prej 500 megavatëve me teknologji të re, investim amerikan”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj, ka deklaruar se “kriminelët” kthehen shpesh në vendin e krimit sepse nuk ndëshkohen.

Haradinaj: Kriminelët kthehen shpesh në vendin e krimit sepse nuk janë ndëshkuar, Kurti dhe e gjithë klika e tij janë kriminelë

“Kriminelët kthehen në vendin e krimit shpesh sepse nuk janë ndëshkuar, Kurti dhe e gjithë klika e tij që kanë dështuar “Contour Global”, janë kriminelë. Ne ende sot furnizohemi prej termocentraleve që janë mbi gjysmë shekulli të vjetra, që më shumë prodhojnë helm se energji fatkeqësisht dhe jo vetëm kaq por vazhdojnë me ble energji pikërisht prej atyre që fola. E pse kthehen këta në vendin e krimit dhe sa ishin të shpejtë me i pagua ato 21 milionë euro të rimbursimit, po se është projekt i tyre. Kurti e gjuan gurin, e e vjedh popullin e Kosovës, dy herë ka rritur çmimin e energjisë”, është shprehur ai.

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka marrë vendim që t'i paguaj mbi 21 milionë euro dëmshpërblim kompanisë amerikane “Contour Global”, pas humbjes në Gjykatën Arbitrazhit Ndërkombëtar vitin e kaluar./ Kosova Press

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Dorëzimi politik përballë një vendimi juridik

Alban Daci: Dorëzimi politik përballë një vendimi juridik